Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Shtëpia e Bardhë tregon Trumpin duke shkuar në Groenlandë me një pinguin, komentet: Do pushtosh Antarktidën më pas
Një "goditje" e re pas konsultimeve dhe përballjeve në Davos, erdhi të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë, e cila "ngarkoi" një postim, i cili shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e mediumit.
24 January 2026, 08:43Nga I.A
Donald Trump
SHBA- Dëshira e Donald Trump për të blerë Groenlandën është e dhënë dhe presidenti amerikan nuk e ka fshehur atë, as gjatë periudhës parazgjedhore. Një "goditje" e re pas konsultimeve dhe përballjeve në Davos, erdhi të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë, e cila "ngarkoi" një postim, i cili shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e mediumit.
Në të, presidenti republikan shihet duke ecur drejt një vargmali plot me akull ku është gozhduar flamuri i Groenlandës. Megjithatë, me vete ka edhe një pinguin që mban flamurin amerikan, ndërsa postimi shoqërohet me frazën: Përqafo pinguinin.
Megjithatë, nuk ishte vetëm Shtëpia e Bardhë që "ngarkoi" një postim në lidhje me Groenlandën. Një foto e ngjashme me një mesazh të parafrazuar u publikua edhe në X nga Shërbimi i Reagimit të Menjëhershëm (Luftës) i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i cili tregon oficerë, ushtarë dhe marinarë që mbajnë një pinguin për dore dhe ecin mbi akull me frazën: Ji luftëtar, përqafo pinguinin.
Dhe nëse mesazhi i dërguar nga këto postime është, në vetvete, i mjaftueshëm për të provokuar komente negative, prania e pinguinit i intensifikon reagimet edhe më shumë. Arsyeja?
"Nuk ka pinguinë në Hemisferën Veriore, nuk ka pinguinë në Grenlandë", shkruajnë shumica e përdoruesve që komentojnë në postim, duke shtuar se pinguinët jetojnë ekskluzivisht në Hemisferën Jugore.
Të tjerë e interpretojnë praninë e pinguinit si qëllimin e Trump për të pushtuar... Antarktidën./Dosja.al