18 November 2024, 18:45
Nga ZH.LL
Delhi
INDIA- Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Indisë, Delhi është rritur në nivele jashtëzakonisht të larta, duke mbytur banorët dhe duke përfshirë qytetin në smog të dendur.
Monitoruesit regjistruan nivele ndotjeje prej 1500 në Indeksin e Cilësisë së Ajrit (AQI) në orën 15:00 IST (09:30 BST), sipas kompanisë së teknologjisë IQAir - 15 herë më shumë se niveli që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të përshtatshëm për frymëmarrjen.
Ajri toksik ka ndërprerë shërbimet e fluturimit dhe tashmë ka bërë që autoritetet të mbyllin shkollat dhe të ndalojnë punimet e ndërtimit në qytet.
Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në Delhi në ditët në vijim, duke thënë se mund të nevojiten masa më të rënda për të luftuar problemin e ndotjes së qytetit.
Sipas OBSH-së, ajri me vlera AQI mbi 300 konsiderohet të jetë i rrezikshëm për shëndetin.
Autoriteti i kontrollit të ndotjes së Indisë e ka klasifikuar ajrin në Delhi si tepër të rëndë, pasi qyteti kaloi 450 sipas matjeve të tij të hënën në mëngjes.
Përveç mbylljes së shkollave dhe ndalimit të punimeve të ndërtimit, gjithashtu u është kërkuar të gjitha zyrave që të kërkojnë që 50% e stafit të tyre të punojnë nga shtëpia.
Javën e kaluar, qeveria ndaloi të gjitha aktivitetet që përfshijnë përdorimin e qymyrit dhe druve të zjarrit, si dhe përdorimin e gjeneratorëve me naftë për shërbime jo emergjente.
Çdo vit, Delhi, shtetet veriore të Indisë dhe pjesë të Pakistanit luftojnë me ajrin e rrezikshëm gjatë muajve të dimrit nga tetori deri në janar për shkak të uljes së temperaturave, tymit, pluhurit, shpejtësisë së ulët të erës, emetimeve të automjeteve dhe djegies së kashtës. Dhe çdo vit qeveria vendos masat e kontrollit të ndotjes gjatë këtyre muajve.
Megjithatë, problemi i ndotjes në Delhi nuk është zhdukur.
india new delhi ajri i ndotur nivele te larta
Bota
18 November 2024, 18:43
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka...
Bota
18 November 2024, 18:40
E. D
foto ilustruese
BRITANI- Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajrore shtetërore të Iranit dhe agjencis&e...
Bota
18 November 2024, 18:39
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Disa nga të emëruarit për kabinetin e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po cilësohen si kandid...
Bota
18 November 2024, 16:07
ZH.LL
broshura
SUEDI- Suedia, Norvegjia dhe Finlanda po këshillojnë banorët e tyre që të përgatiten për t'u përballur me ...
Bota
18 November 2024, 15:55
ZH.LL
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të propozojë planin e tij të paqes për Ukrainën gjatë bisedimeve ...
Bota
18 November 2024, 14:45
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Këtë vjeshtë, për pak gjëra mund të brohoritej në Ukrainë. Rusia pushtoi territore në li...
Bota
18 November 2024, 13:39
r.ll
vladimir putin
RUSI- Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa m...
Bota
18 November 2024, 09:43
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ato nuk mund të jenë më ndryshe: Mia, një studente e përfshirë në lëvizjen kundër aborti...
Bota
18 November 2024, 09:34
N.F
Gjermani
GJERMANI- Një paketë e re masash sigurie forcon rregullat për mbajtjen e armëve në publik. Me Krishtlindjet masat shtohen...
Bota
18 November 2024, 09:21
r.ll
volodymyr zelenskyy
SHBA- Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që t...