17 March 2024, 13:11
Nga M.B
Kate Middleton
BRITANI- Stafi i lartë mbretëror i Kate Middleton nuk është në dijeni të procesit të saj të trajtimit pas operacionit. Princesha e Uellsit, është në fazë rikuperim pas operacionit të saj abdominal që nga janari, por sipas atyre që punojnë për të, ajo nuk duket askund.
“Disa nga anëtarët e stafit të Kate nuk kanë mundur ta shohin ose të flasin me të, dhe ata as nuk e dinin për operacionin derisa u bë publik, kështu që i ka kapur papritur”, ka thënë një burim për US Weekly.
Spekulimet e përhapura që u nxitën nga publikimi i një fotoje të ndryshuar të familjes Middleton javën e kaluar, shtynë njerëzit të hedhin pretendime jo vetëm për shëndetin e Middletonit, por edhe për vendndodhjen e saj, shkruan The New York Post. Sipas burimeve brenda Pallatit Kensington, Kate sapo ka filluar të ndajë me rrethin e saj të ngushtë detajet e operacionit të saj. Më tej, burimet pohojnë se stafi i princeshës nuk ishte në dijeni të operacionit të saj derisa ajo e kishte kryer.
“Vetëm disa njerëz e dinë çfarë po ndodh vërtet, dhe ata janë shumë droështrënguar në dhënien e informatave. Është konfuzuese dhe po shkakton disa shqetësime”, ka thënë një burim për mediat amerikane.
Burimi shtoi se Middleton ka pasur vetëm disa vizitorë, duke përfshirë mbretin e sëmurë me kancer, King Charles III dhe gruan e tij, Camilla.
“Kate ka thënë se ndihet mirë dhe duhet të shërohet dhe të rikuperohet pa këto spekulime të çmendura. As Kate as William nuk mendojnë se dosjet e saj mjekësore duhet të jenë për konsum publik. Ajo po përpiqet të mos i kushtojë vëmendje të gjitha thashethemeve, dhe William po bën më të mirën për ta mbrojtur atë, por është shqetësuese. Kjo ka qenë një kohë stresuese për William dhe Kate, por ata janë të fortë dhe po e përballojnë”, tha një burim.
kate middleton
Bota
17 March 2024, 12:58
M.B
Olaf Scholz
JORDANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, pas bisedimeve me mbretin jordanez Abdullahu, se numri i madh i viktimave civile ...
Bota
17 March 2024, 12:34
M.B
Meghan Markle dhe Kate Middleton
BRITANI- Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërsh...
Bota
17 March 2024, 12:28
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se pret “vetëm lajme ...
Bota
17 March 2024, 11:23
M.B
Foto ilustruese
BALLKAN- Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do të votojnë në zgjedhj...
Bota
17 March 2024, 10:18
r.ll
foto e tabelave
KOSOVË- Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka vendosur para disa ditësh që në veri dhe në të...
Bota
17 March 2024, 09:57
M.B
Ushtarët rusë
RUSIA- Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka postuar në platformën 'X' një video nga zgjedhjet në Rusi, ku&nb...
Bota
17 March 2024, 10:02
r.ll
belgorod
RUSI- Një vajzë adoleshente është vrarë në një sulm ukrainas me granatime në rajonin Belgorod të Rusi...
Bota
17 March 2024, 09:48
r.ll
alexei navalny dhe votuesit
RUSI- Ndërsa Rusia hyn sot në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale,mbështet&eum...
Bota
17 March 2024, 09:39
r.ll
femijet ruse
RUSI- Në 20 vjetët e fundit, zyra e kryetarit të qytetit siberian, Krasnojarsk, ka udhëhequr një program vullnetar p&...
Bota
17 March 2024, 09:15
r.ll
foto nga operacioni
EKUADOR- Ushtria ekuadoriane arriti të shkatërrojë një laborator të gjerë të përpunimit dhe p&e...