2 June 2025, 12:51
Nga N.F
Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur së fundmi se Britania e Madhe nuk mun dtë injorojë kërcënimet që paraqet Rusia. Starmer këtë deklaratë e ka bërë përpara publikimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar që synon përmirësimin e aftësisë për të zhvilluar një luftë moderne.
"Nuk mund ta injorojmë kërcënimin që paraqet Rusia. E kemi parë çfarë ndodhi në Ukrainë vetëm tre vjet më parë", tha Starmer kur u pyet nëse Britania do të ishte e detyruar të dërgonte trupa për të luftuar në ndonjë luftë evropiane në të ardhmen.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson dhe ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Rusinë, Fiona Hill drejtuan rishikimin, i cili synon të përmbysë rënien e aftësisë ushtarake britanike që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Si pjesë e planit të ri, do të bëhen 62 propozime, të cilat pritet të pranohen të gjitha nga qeveria britanike. Britania pritet të zgjerojë flotën e saj të nëndetëseve sulmuese me energji bërthamore dhe do të përgatitet të ketë aftësinë për të luftuar një luftë moderne dhe për të sprapsur kërcënimin që vjen nga Rusia.
Plani i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes do të kërkojë që forcat e armatosura të Britanisë të kalojnë në një gjendje gatishmërie luftarake dhe do të detajojë kërcënimet me të cilat përballet vendi, përfshirë sulmin rus.
Rishikimi i mbrojtjes përfshin plane për të ndërtuar të paktën gjashtë fabrika të reja municionesh, për të prodhuar më shumë se 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britani, si dhe teknologji e sisteme kibernetike të reja për të koordinuar dhe përmirësuar më mirë aftësitë mbrojtëse të forcave të armatosura në fushën e betejës.
Ndryshime të mëtejshme përfshijnë ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve sulmuese të gjeneratës së ardhshme - të cilat janë me energji bërthamore, por mbajnë armë konvencionale - për të zëvendësuar flotën aktuale nga mesi i viteve 2030.
Mbretëria e Bashkuar ka një flotë të veçantë nëndetësesh të armatosura me armë bërthamore. Qeveria, për herë të parë, njoftoi se ekziston një program në vend për të zhvilluar një kokë të re bërthamore që do të zëvendësojë ato ekzistuese. Kostoja arrin në 15 miliardë paund.
keir starmer importe nga rusia
Bota
2 June 2025, 12:37
N.F
Marcel Bauer
GJERMANI- Deputeti i Partisë së Majtë (Die Linke), Marcel Bauer u përjashtua dy herë nga Seanca Plenare e B...
Bota
2 June 2025, 11:52
r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Autoritetet bullgare presin të marrin dritën jeshile këtë javë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore...
Bota
2 June 2025, 11:34
N.F
Von der Leyen
POLONI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar sot Karol Nawrotskin për fitoren e tij në ...
Bota
2 June 2025, 10:13
N.F
Stefano Addeo dhe Meloni
ITALI- Stefano Addeo, mësuesi që i uroi vdekjen vajzës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka dhën...
Bota
2 June 2025, 10:01
N.F
Foto
GJERMANI- Para pak ditësh kancelari Merz kërkoi që gjermanët të punojnë më shumë dhe më me efikasitet: Po...
Bota
2 June 2025, 09:56
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Presidenti i Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv p&eu...
Bota
2 June 2025, 09:21
r.ll
donald trump
SHBA- Ishte e vështirë të imagjinohej një përparim i dukshëm nga bisedimet e drejtpërdrejta midis Rusis&eum...
Bota
2 June 2025, 08:59
N.F
Merimangat demodex
SHBA- Kur flemë natën, nuk jemi kurrë vetëm pasi dhjetëra merimanga të vogla me tetë këmb&e...
Bota
2 June 2025, 08:46
Jean Mackenzie
Lee Jae-myung flet pas xhamit antiplumb në një tubim fushate
KOREJA E JUGUT- Karakteristika kryesore e këtyre zgjedhjeve ka qenë kandid...
Bota
2 June 2025, 08:35
N.F
Foto
RUSI- Delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen përsëri sot, të hënën, më 2 qershor, në Stamboll për&...