4 June 2024, 16:09
Nga M.B
Venecia, Itali.
ITALIA- Italia e ka regjistruar numrin më të madh të turistëve ndonjëherë më 2023, sipas të dhënave të fundit prej Zyrës shtetërore të Statistikave, Istat dhe Ministrisë së Turizmit. Vitin e kaluar Italia ka regjistruar më shumë se 134 milionë turistë dhe rreth 451 milionë akomodime, sipas autoriteteve italiane.
Istat ka thënë se shifrat e vitit të kaluar kanë qenë rekorde, dhe në krahasim me vitin 2022, numri i vizitorëve është rritur për 13.4 për qind – që do të thotë rreth 16 milionë më shumë pushues. Shifrat i tejkalojnë edhe ato të vitit 2019, një vit para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, kur janë regjistruar 131 milionë pushues.
Italia është një prej destinacioneve më të popullarizuara për turistët dhe më shumë se gjysma e tyre janë të huaj. Pjesën tjetër e përbëjnë italianët që bëjnë turizëm të brendshëm. Rajonet me më së shumti vizitorë janë Veneto, zona e Venecias, Toskana, Lombardia dhe Lazio, pa përjashtuar edhe kryeqytetin, Romën.
Megjithatë, këto shifra nuk janë lajm i mirë për të gjithë italianët. Venecia, Roma dhe disa qytete të Toskanës janë të stërngarkuara gjatë sezonit të pushimeve. Prandaj, banorët e këtyre zonave bëjnë secilën herë e më shumë thirrje që numri i turistëve të kontrollohet ose kufizohet. Venecia, shembull, ka vendosur taksë për turistët./ REL
italia
Bota
4 June 2024, 16:07
B.Z
Joe Biden
SHBA - Mediat amerikane njoftuan se Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do t&eum...
Bota
4 June 2024, 15:58
E. D
foto ilustruese
DANIMARKË- Ministrja e Danimarkës Trine Bramsen ka bërë bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit Telegram, t...
Bota
4 June 2024, 15:57
M.B
Qendra e Paraburgimit në Gjilan (pamje e marrë nga droni).
KOSOVA- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfryt&eu...
Bota
4 June 2024, 15:30
E. D
Bruna Tsuchiya
BRAZIL- Një influencuese 33-vjeçare në Brazil është dhunuar në mënyrë barbare nga babai i sa...
Bota
4 June 2024, 15:18
M.B
Milan Radoiçiç, Albin Kurti dhe Mimiza Kusari-Lila
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar rreth publikimit të ...
Bota
4 June 2024, 14:59
N.F
Navalny
RUSI- Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kritiku i ndjerë i Kremlinit do...
Bota
4 June 2024, 14:55
N.F
Avioni
TURQI- Një aksident ajror është regjistruar mëngjesin e së martës gjatë një fluturimi të një ...
Bota
4 June 2024, 13:39
r.ll
donald trump
SHBA- Ish-presidentit Donald Trump i është ndaluar hyrja në 40 vende për shkak të shpalljes së tij fajtor p&eum...
Bota
4 June 2024, 13:21
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Në fakt, ka disa të vërteta në këtë paragjykim seksist, konstaton një studim shkencor. Grat&eu...
Bota
4 June 2024, 13:14
S.B
pamje nga ngjarja
LONDËR- Tre foshnjat e porsalindura që janë braktisur në lindje të Londrës gjatë shtatë vite...