10 November 2023, 18:01
Nga A.TH
Lotta Edholm
SUEDI- Suedia ka deklaruar dështim të sistemit në shkollat falas të vendit, duke vënë në pikëpyetje një model i konsideruar mjaft i sukseseshëm dhe që është marrë shembull edhe nga vendet e tjera në sistemin arsimor.
Friskolor-i i Suedisë ose shkolla private të financuara nga paratë publike kanë marrë vlerësime ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Britania, duke i përdorur ato si model për qindra shkolla të reja britanike falas.
Por në vitet e fundit, një rënie në standardet arsimore suedeze, rritja e pabarazisë dhe pakënaqësia në rritje midis mësuesve dhe prindërve ka sjellë një moment që nxit ndryshimin. Një raport i sindikatës më të madhe të mësuesve të Suedisë, Sveriges Lärare, paralajmëroi në qershor për pasojat negative të shndërrimit të një nga sistemeve shkollore më të lakuara në botë, duke përfshirë këndvështrimin e nxënësve dhe studentëve si klientë dhe mungesën e burimeve, duke sjellë pakënaqësi në rritje. Lotta Edholm, ministre e Arsimit, ka nisur një hetim mbi këtë çështje.
“Nuk do të jetë e mundur që në sistemin e reformuar të nxirren fitime në kurriz të një edukimi të mirë,” tha ajo për Guardian.
Problemi, sipas ministres, qëndron në të gjithë sistemin, tek përfitimet por edhe tek vlerësimet. Sipas raporteve, nxënësit në këto shkolla mund të vlerësohen më lart në notë se në shkollat e tjera.
"Ajo që e bën sistemin shkollor suedez të jashtëzakonshëm është se çdo fëmijë mund të zgjedhë një shkollë pa kushtuar asgjë," tha ajo.
Në Suedi në vitet e fundit vihet re një rritje e kriminalitetit, në të cilin përfshihen gjithnjë e më shumë fëmijë.
sveriges lärare
Bota
10 November 2023, 17:53
a.l
Spitali
GAZA- Palestinezëte evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, q&e...
Bota
10 November 2023, 17:56
h.k
Proteste ne Gjermani
GJERMANI-Kancelari Olaf Scholz thotë se është "i turpëruar dhe i indinjuar" nga sulmet e fundit antisemite në...
Bota
10 November 2023, 17:39
h.k
Foto nga momenti
BRITANI-Ky është momenti kur një burrë goditi me grusht një grua në parkingun e makinave përpara syrit...
Bota
10 November 2023, 17:26
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron në Paris për F...
Bota
10 November 2023, 17:25
I.A
Panele diellore
KOSOVË- Hapat e parë të Kosovës drejt gjenerimit më të madh të energjisë së ripërtër...
Bota
10 November 2023, 17:01
a.l
UNRWA
GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) tha të enjt...
Bota
10 November 2023, 16:48
a.l
Foto ilustruese
GAZA- Rreth 750 gazetarë kanë nënshkruar një letër të hapur në lidhje me luftën në Gaza, ...
Bota
10 November 2023, 16:32
a.l
Tërmet
GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.3 është regjistruar këtë pasdite Greqi në zonën e qua...
Bota
10 November 2023, 16:12
I.A
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përkundër rrezikut dhe kërcënimev...
Bota
10 November 2023, 16:27
a.l
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Presidenti malazez Jakov Milatoviç ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij francez Emmanuel M...