18 February 2025, 14:47
Nga M.B
Delegacioni amerikan dhe ai rus në Riad.
ARABIA- Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet e tyre të para lidhur me luftën në Ukrainë, derisa Moska ka paraqitur kërkesa të reja për zhvillimin e negociatave të gjera për t’i dhënë fund konfliktit gati trevjeçar. Takimi prej gati pesë orësh në Riad është pjesë e një përpjekjeje të madhe diplomatike nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës dhe u përshkrua nga zyrtarët amerikanë si diskutime eksploruese që mund të hapin rrugën për një takim të mundshëm ballë për ballë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Pas përfundimit të bisedimeve në kryeqytetin saudit, zyrtarët rusë u thanë gazetarëve se diskutimet ishin një hap i parë i mirëpritur. Këshilltari kryesor për politikën e jashtme i Rusisë, Yury Ushakov, i cili ishte pjesë e delegacionit të vendit, tha se takimi “shkoi mirë.” Ushakov, gjithashtu, tha se të dyja palët ranë dakord që negociatorët të diskutojnë për Ukrainën dhe se përmendën shkurtimisht kushtet e nevojshme për një samit Putin-Trump. Ai shtoi se vendimi për të nisur bisedime më të thella me Shtetet e Bashkuara rreth Ukrainës në fund të fundit do t’i takojë vetë Putinit.
“Ne jemi të gatshëm për këtë, por ende është e vështirë të flasim për një datë specifike për takimin e dy liderëve”, tha Ushakov, i cituar nga Associated Press.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacionet nga të dyja vendet janë pajtuar të “adresojnë çështjet e ndjeshme” në marrëdhëniet e tyre me qëllimin e normalizimit të lidhjeve diplomatike pas viteve të tensioneve. Zëdhënësja Tammy Bruce tha në një deklaratë se Moska dhe Uashingtoni gjithashtu ranë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë për bisedimet rreth Ukrainës, “duke punuar për një rrugë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur në një mënyrë që është e qëndrueshme, e vazhdueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët”.
Ajo shtoi se të dyja vendet do të eksplorojnë “bashkëpunimin e ardhshëm,” por paralajmëroi se një afat i saktë mbetet ende i paqartë, duke vënë në dukje se “një telefonatë e ndjekur nga një takim nuk është e mjaftueshme për të vendosur një paqe të qëndrueshme,” derisa theksoi se bisedimet në Riad janë një hap i hershëm në një proces më të gjatë./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
18 February 2025, 14:10
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Vatikani ka anuluar angazhimet e fundjavës së Papa Françeskut, teksa ai po përballet me një ...
Bota
18 February 2025, 13:57
M.B
Foto nga takimi
MOSKA- Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Komb&...
Bota
18 February 2025, 13:51
r.ll
pamje nga takimi
RIADH- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se takimi i delegacionit amerikan me atë rus në R...
Bota
18 February 2025, 13:00
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë me homologun e tij ukrainas Volodym...
Bota
18 February 2025, 12:46
M.B
Pamje nga salla ku po zhvillohet takimi në Riad.
ARABIA- Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të mart&...
Bota
18 February 2025, 10:49
N.F
Musk
SHBA- Miliarderi, Elon Musk prej kohësh ka propozuar një mosmarrëveshje për Wikipedia. Ai gjithashtu bëri thirrje pë...
Bota
18 February 2025, 10:37
N.F
Vullkani
ITALI- Turistë nga e gjithë bota u ngjitën në malin Etna të Sicilisë gjatë fundjavës për t’u af...
Bota
18 February 2025, 10:09
r.ll
pamje nga takimi
RIADH- Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. Pala amerikane ka theksuar se ...
Bota
18 February 2025, 09:57
r.ll
foto ilustruese
KAIRO- Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh larg...
Bota
18 February 2025, 09:53
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që t&...