10 March 2024, 22:17
Nga N.F
Marko Gjuriç dhe Radoiçiç
SERBI- Takimin i shumë komentuar me Milan Radoiçiç ka sjellë që ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç të reagojë në lidhje me foton e cila po qarkullon në rrjet. Gjuriç e ka quajtur fushatë negative kundër tij e Serbisë këtë situatë të krijuar ndërsa më tej ka shtuar se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.
“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriç.
Ai më tej në reagim pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin e shpallur në kërkim për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiç.
“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, thuhet më tej në reagim.
Ai tentoi që të largojë vëmendjen nga takimi i tij, duke thënë se takime ka pasur edhe me Kurtin e Sveçlën, dhe si rëndom akuzon krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”. Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.
“Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”, përfundoi ai.
marko gjuriç radoiçiç kurti serbia
Bota
10 March 2024, 21:54
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më...
Bota
10 March 2024, 21:13
E. D
Aksidenti
SHBA- Nëntë persona u vranë dhe një u plagos pasi një fugon u përplas me një traktor-rimorkio në...
Bota
10 March 2024, 20:49
E. D
Ismail Haniya
GAZA- Udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya tha sot në një mesazh televiziv se Hamasi&...
Bota
10 March 2024, 20:38
N.F
Nikola Sanduloviç
SERBI- Pas publikimi të fotografisë ku duket ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç teksa po p...
Bota
10 March 2024, 20:33
E. D
foto ilustruese
HAIT- Ushtria amerikane tha sot se ka kryer një operacion në Haiti për të transportuar personelin jo thelbësor t&e...
Bota
10 March 2024, 20:13
N.F
Trump dhe De Niro
SHBA- Aktori i njohur, Robert De Niro i ftuar në emisionin “Real Time ëith Bill Maher” ka folur në lidhje me i...
Bota
10 March 2024, 19:56
E. D
fotot ilustruese
SOMALI-Eksplozivët ka të ngjarë të shkaktojnë një zjarr të madh që shkatërroi një pjes&e...
Bota
10 March 2024, 19:45
E. D
fotot ilustruese
ARABIA SAUDITE-Mbrëmjen e sotme në Arabinë Saudite myslimanët panë gjysmëhënën, duk...
Bota
10 March 2024, 19:02
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë të botuar sot tha se presidenti i SHBA ...
Bota
10 March 2024, 18:41
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të...