LIVE UPDATES
Bota

Të dërguarit e Trump takohen me Zelenskyn në Kiev pas bisedimeve me Putinin në Moskë, Presidenti Ukrainas: Të gatshëm për bisedime

Takimi në Kiev u zhvillua disa orë pasi Witkoff dhe Kushner kishin zhvilluar një takim treorësh me Putinin në Moskë, vonë më 5 shtator.

6 September 2026, 17:06 Nga E. D
Të dërguarit e Trump takohen me Zelenskyn në Kiev pas bisedimeve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpret emisarët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kiev më 6 shtator 2026

UKRAINË- Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë një takim me presidentin Vladimir Putin, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Kiev për bisedime, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit, i cili tashmë ka hyrë në vitin e pestë. Pak para mbërritjes së tyre më 6 shtator, Zelensky tha në X se ishte takuar me ekipin negociues të Ukrainës për t’u përgatitur për bisedimet.

“Jemi të gatshëm për bisedën. Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet konstruktive”, tha ai, duke shtuar se propozimet e Ukrainës ishin gati.

Më vonë, Zelensky tha se bisedimet kishin nisur, duke publikuar një video që tregonte Witkoffin dhe Kushnerin në takim me të dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. Takimi në Kiev u zhvillua disa orë pasi Witkoff dhe Kushner kishin zhvilluar një takim treorësh me Putinin në Moskë, vonë më 5 shtator. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti citoi Putinin të ketë thënë se të tre do të duhej të trajtonin një “situatë të vështirë” gjatë bisedimeve të tyre në Kremlin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Radios Evropa e Lirë se të dyja palët diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm, të cilët do të bëhen publikë në javët në vijim dhe se të dërguarit presin me padurim takime po aq produktive në Ukrainë më 6 shtator.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, i cili mori pjesë në takim, i cilësoi bisedimet si “substanciale, shumë të sinqerta dhe konstruktive”. Ai shtoi se të dërguarit paraqitën qëndrimin e SHBA-së dhe premtuan se do t’ua përcillnin udhëheqësve ukrainas në Kiev pikëpamjet e Putinit.

“Ata jo vetëm që shprehën interesimin e tyre të vazhdueshëm për t’i dhënë fund shpejt luftimeve, por paraqitën edhe një sërë idesh për rrugët e mundshme drejt një zgjidhjeje”, tha ai.

Ushakov këmbënguli se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj dhe se duhet të zgjidhen “shkaqet rrënjësore” të konfliktit. Ky është një formulim që Kremlini e përdor për t’iu referuar dhënies fund të shpresave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe hapave për çarmatimin de facto të ushtrisë ukrainase, mes kërkesave të tjera të lidhura me ankesat historike – çështje që Kievi i ka refuzuar që një kohë të gjatë.

Teksa takimi nisi rreth orës 20:00, RIA Novosti e citoi Putinin të ketë thënë se të tre zyrtarët do të duhej të përballeshin me një “situatë të vështirë” gjatë diskutimeve të tyre në Kremlin. Takimi duket se nisi me vonesë, pasi Putini e kaloi ditën duke hapur një linjë të re të metrosë në Moskë, duke inauguruar përmes video-lidhjes një terminal nafte në Siberi dhe duke u takuar me anëtarë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më herët se të dërguarit e Uashingtonit do tu paraqisnin rusëve një marrëveshje paqeje dhe më pas, të nesërmen, do ta paraqisnin ofertën para Ukrainës. Trump deklaroi Uashingtoni kishte “një ide për paqen” dhe se të dërguarit e tij “po sillnin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë, pasi në shkurt të vitit 2022 Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

“I dërgova ata për të parë nëse mund të arrijmë apo jo diçka dhe mund të ketë një shans të mirë që ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve më 4 shtator.

Zelensky tha se kishte folur me të dërguarit më 5 shtator, duke zbuluar pak detaje për bisedën, por duke thënë se “plani i aktiviteteve diplomatike për nesër në Kiev, me pjesëmarrjen e ekipit amerikan, është miratuar”.

“Po presim Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe jemi të gatshëm për një bisedë kuptimplotë”, tha Zelensky në Telegram.

Vizita e të dërguarve amerikanë në Kiev shënon vizitën e tyre të parë në Ukrainë që nga marrja e roleve udhëheqëse në përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës dhe vjen në kuadër të një përpjekjeje të ripërtërirë diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

Trump e bëri përfundimin e luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945 një prioritet kur mori detyrën në janar të vitit 2025, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje dhe diplomacia kishte ngecur kryesisht që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin në fund të shkurtit.

Duke reflektuar qëndrimin e ashpër të paraqitur nga Ushakov, Putini nuk ka dhënë asnjë shenjë kompromisi në deklaratat e fundit, duke këmbëngulur, ndër të tjera, se Rusia duhet të kontrollojë të gjithë rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, përfshirë pjesët që forcat e saj nuk kanë arritur t’i pushtojnë gjatë viteve të luftimeve të ashpra.

Para se të niseshin të dërguarit nga SHBA-ja, Zelensky tha se forcat ukrainase do të “sigurojnë funksionimin normal të hapësirës ajrore të Rusisë, në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë atje të sigurt” dhe kërkoi që Moska të bënte të njëjtën gjë.

Pas bisedës së tij me të dërguarit më 5 shtator, Zelensky tha se “nga tani deri në fund të së shtunës, si dhe të dielën dhe të hënën, Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës”. Më pas, Putini urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj Kievit nga 6 deri më 8 shtator, sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili nuk përmendi pjesë të tjera të Ukrainës, mes raportimeve se Rusia ka vazhduar sulmet në pjesë të tjera të Ukrainës.

Zelensky tha se forcat ruse kishin shënjestruar aeroportet Zhuliani dhe Borispil të Kievit gjatë natës së 4-5 shtatorit, duke akuzuar Moskën se po përpiqej të krijonte pasiguri rreth udhëtimit të planifikuar të të dërguarve amerikanë drejt Ukrainës.

Vizita në Kiev do të zhvillohet vetëm disa ditë pasi një sulm me dron nga Rusia goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës – të njohur si SBU, një agjenci kyç që do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të dërguarve amerikanë gjatë vizitës së tyre në Ukrainë.

“Është e qartë se këto sulme ruse ndaj aeroporteve janë një reagim ndaj diskutimeve dhe përgatitjeve për mundësinë që pala amerikane të përdorë një aeroplan për të udhëtuar drejt Ukrainës”, tha Zelensky në X, duke shtuar se nga pala ukrainase “nuk do të ketë kërcënime ndaj diplomacisë”.

Udhëtimi me aeroplan drejt Kievit do të ishte shumë i pazakontë. Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet e rregullta civile që nga nisja e pushtimit më 2022, ndërsa liderët dhe zyrtarët e huaj që vizitojnë vendin zakonisht kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, me tren.

steve witkoff jared kushner vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin