13 May 2024, 13:23
Nga N.F
Negociatorët e Serbisë dhe Kosovës
BRUKSEL- Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të ulen sërish këtë të mërkurë në tryezën e diskutimit në Bruksel për të diskutuar rreth çështjes së dinarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ndërsa shtoi se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.
“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Stano.
Ai shtoi sepresin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit. Sipas tij BE vazhdon ti ndihmojë ata që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm pasi kjo ndikon në jetën e njerëzve.
“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, u shpreh Stano.
Zëdhënësi i BE-së shtoi se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.
“Me secilin takim shpresojmë të jetë e fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit…”, tha Stano.
dinari stano be bislimi kosova
Bota
13 May 2024, 13:23
B.Z
Kyriakos Mitsotakis
SHKUP - Të paligjshme, të palejueshme dhe provokuese! Kështu e karakterizoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendim...
Bota
13 May 2024, 13:08
B.Z
Pamje nga aksident
FRANCË - Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur në Francë, ku kanë humbur jet...
Bota
13 May 2024, 13:09
N.F
Ulf Kristersson
SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve b&...
Bota
13 May 2024, 13:09
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugë...
Bota
13 May 2024, 13:05
N.F
Dinari
KOSOVË- Duke nisur nga sot, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha tranzitore e Bank...
Bota
13 May 2024, 12:51
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Profesori në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit, Drashko Bjelica është shprehur së fu...
Bota
13 May 2024, 12:23
N.F
Kurti
KOSOVË- Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para t&eum...
Bota
13 May 2024, 12:19
M.B
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov
MOSKË- Ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi sot se nëse Per&eu...
Bota
13 May 2024, 12:17
B.Z
Ministria e Punëve të Jashtme
MAQEDONI E VERIUT - Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dalë me nj&eum...
Bota
13 May 2024, 11:59
B.Z
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë të hënë 25-vjetorin e Masakrës s&e...