19 November 2023, 15:11
Nga r.ll
foto ilustruese
GAZË- Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gazë të dielën dhe do të transferohen në Egjipt, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor, përderisa dhjetëra pacientë të tjerë në gjendje kritike vazhdojnë të jenë në spital, tri ditë pasi forcat izraelite hynë në ndërtesën e këtij institucioni shëndetësor.
Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohtë bebet. Për shkak të mungesës së rrymës, inkubatorët dhe pajisjet e tjera dolën jashtë funksionit, përderisa mbaruan furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe në kohën kur forcat izraelite luftonin jashtë ndërtesës së spitalit me Hamasin – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën vizitoi spitalin Shifa dhe tha se 291 pacientë ishin ende aty, përfshirë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.
Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, konfirmoi për AP-në evakuimin e foshnjave, duke mos dhënë më shumë detaje. OBSH-ja ende nuk ka konfirmuar evakuimin e foshnjave.
Afër 2.500 persona të zhvendosur, pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor u larguan nga spitali Shifa të shtunën, tha OBSH-ja, duke shtuar se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku me pacientët.
Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën. Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime.
Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.
Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë./REL
konflikti izrael-palestine
Bota
19 November 2023, 14:47
A.B
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin virtual të udhëheqësve të grupit ...
Bota
19 November 2023, 14:33
A.B
Policia
KOSOVË- Aksion në veri të Kosovës. Në pranga kanë përfunduar nëntë zyrtarë, të cilët ak...
Bota
19 November 2023, 14:20
A.B
Avion
AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku janë përplasur dy avionë të vegjël.
Nga p...
Bota
19 November 2023, 12:20
A.B
Dy persona kanë vdekur pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielë...
Bota
19 November 2023, 11:28
A.B
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dhënë alarmin për atë që ai e quan dëshirën e pr...
Bota
19 November 2023, 11:08
A.B
Një reper i njohur iranian është liruar me kusht pasi ka kaluar më shumë se një vit në burg për shkak të mbë...
Bota
19 November 2023, 10:36
A.B
IZRAEL- Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje paraprake për lirimin e dhjetëra ...
Bota
19 November 2023, 10:08
A.B
Pandemia e COVID-19 rriti kërkesat për modele cam-i që kryejnë shërbime për moshat e rritura, modele që quhen nganjëhe...
Bota
19 November 2023, 09:36
A.B
Afganët që jetojnë ilegalisht në Iran dhe Pakistan, janë në rrezik nga dëbimi, dhe ushtarët që kanë luftuar ...
Bota
19 November 2023, 09:09
A.B
Në vitin 2024 shpenzimet ushtarake të Rusisë tejkalojnë për herë të parë fondet për shërbimet sociale. Cilat...