Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Sulm me armë zjarri në një lokal bastesh në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati
Siç raportohet nga mediat gjermane, policia ka bllokuar hyrjen në shesh. Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.
11 October 2025, 19:24Nga M.L
Foto nga vendngjarja
GJERMANI- Trazira u krijuan sot pasdite në Giessen të Gjermanisë, kur një person i panjohur hapi zjarr në një lokal bastesh sportive pranë sheshit qendror të qytetit, duke plagosur të paktën tre persona. Siç raportohet nga mediat gjermane, policia ka bllokuar hyrjen në shesh. Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.
Sipas Bild, policia pretendon se ka tre persona të plagosur, ndërsa zëdhënësja e policisë deklaroi: Nuk ka vdekje. Për momentin nuk mund të jap informacion në lidhje me shkallën e lëndimeve.
Sakaq utori i krimit u arratis, ndërsa arma e përdorur thuhet se ishte një revolver ose pistoletë. Një forcë e fortë policore ndodhet në vendngjarje./ Dosja.al