3 March 2023, 12:58
Nga I.A
Tuz
MALI I ZI- Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.
Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.
Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.
Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.
Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.
Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi.
Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz.
Katër koalicione dhe tri lista të pavarura do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit, të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.
Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.
Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë. Në zgjedhjet lokale në këtë komunë kanë të drejtë vote 12,290 votues.
Marrë nga REL
shperthim ne gjykaten e podgorices
Bota
3 March 2023, 12:13
F.M
Gjykata e Podgoricës
MALI I ZI- Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoj...
Bota
3 March 2023, 11:14
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën e Kuvendit lidhur me qëndrimin e tij për Asoc...
Bota
3 March 2023, 11:05
I.A
Wolfgang Petritsch
KOSOVË- Ish- i dërguari i BE-së për Kosovën Ambasadori Wolfgang Petritsch e ka cilësuar propozimin franko-...
Bota
3 March 2023, 10:49
I.A
Ukraine
BRUKSEL- Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh po diskutojnë planet për t&eu...
Bota
3 March 2023, 10:20
I.A
perplasja e trenave
GREQI- Numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Tempi deri më tani ka shkuar në 57, ndërsa numri...
Bota
3 March 2023, 10:10
I.A
Foto nga perplasja
GREQI- Protestat dhe grevat për përplasjen e trenave në Greqi do të vazhdojnë dhe ditën e sotme m&eum...
Bota
3 March 2023, 09:58
I.A
Erdogan
TURQI- Opozita turke i bën thirrje Presidentit Erdogan të japë dorëheqjen pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përm...
Bota
3 March 2023, 09:52
f.g
Foto nga aktiviteti
RUMANI- Një nismë e re ka gjetur mbështetjen e të rinjve në Rumani në lidhje me aktivitetin fizik duke i ...
Bota
3 March 2023, 09:26
I.A
Proteste
INDI- Takimi më interesant i ministrave të Jashtëm të G20 zgjati më pak se dhjetë minuta dhe u zhvillua "në ecj...
Bota
3 March 2023, 09:21
I.A
Zjarr në një strehimore azili
GJERMANI- Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azi...