10 November 2022, 07:47
Nga a.l
Milloc Vucevic
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjatë një takimi me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe ato të Sigurisë, Javier Colomina, tha se situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Republikën e Serbisë.
Sipas Vuçeviçit, “kriza aktuale u shkaktua nga mos-zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina, e cila nuk e përmbushi detyrimin e saj të vetëm, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, më 9 nëntor, që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit dhe që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targat.
Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan. Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.
Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.
Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Serbia përgatit përforcim financiar për serbët që braktisën institucionet e Kosovës
Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), tha sot se ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.
Më 7 nëntor, sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. Ai u kishte kërkuar të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës.
Ambasadori Hovenier tha se janë të shqetësuar për situatën në veri, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”./ Gazeta Express
tensionet në veri të kosovës
Bota
10 November 2022, 07:37
a.l
kamerat e fshehta per zbulimin e planit te serbise ne veri
MITROVICË- Dokumentari “Gjurmë shqiptare”, ka trajtuar çështje...
Bota
9 November 2022, 23:14
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Ajo telefonoi nënën pasi mësoi për tërmetin e fortë që goditi mëngjesin e sotëm, por ku...
Bota
9 November 2022, 23:11
k.m.
Sam Bankman-Fried
SHBA- CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollar&eu...
Bota
9 November 2022, 23:04
A.B
SHBA- Presidenti Joe Biden iu drejtua amerikanëve pas rezultateve të zgjedhjeve, duke thënë se ishte një "natë e fortë" p&eum...
Bota
9 November 2022, 22:34
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Me anë të një videoje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar që nesër në m&e...
Bota
9 November 2022, 21:19
A.B
Joe Biden
SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpërndarë një video në Twitter, ku shfaqet duke telefonuar dhe uruar disa nga kandidat&e...
Bota
9 November 2022, 21:02
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës për t&r...
Bota
9 November 2022, 20:52
d.a.
Ron Johnson
SHBA- Votuesit në Wisconsin kanë rizgjedhur republikanin Ron Johnson në Senat i cili ka mposhtur një sfidë n...
Bota
9 November 2022, 20:45
d.a.
Raphael Warnock
SHBA- Xhorxhia po shkon drejt balotazhit të zgjedhjeve në garën për Senatin e SHBA-së, sipas senatorit Raphael War...
Bota
9 November 2022, 20:36
d.a.
Protestat ne Iran
IRAN- Protestat antiqeveritare në Iran kanë hyrë në javën e tetë, pavarësisht një goditjeje nga f...