19 December 2022, 16:13
Nga d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë një njoftim lidhur me situatën e krijuar nga bllokimi i rrugëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.
Në njoftimin e saj policia informoi se forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e saj.
Në reagimin e saj policia njofton se që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, “ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim”.
“Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në reagimin e PK-së.
Në këtë drejtim, bazuar në informacionet që posedon, Policia e Kosovës thotë se po bashkëpunon ngusht me institucionet relevante të sigurisë, në ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues të RKS-së, mundësimit të lëvizjes së lirë dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
“Policia e Kosovës vazhdon të jetë e mirëpritur nga qytetarët në nivel vendi, përfshirë edhe nga banorët në veri të vendit, të cilët bashkëpunojnë me njësitet policore, që ofrojnë siguri dhe shërbime policore për qytetarët pa dallime”, përfundon njoftimi.
tensione në veri të kosovës policia e kosoves
Bota
19 December 2022, 16:00
d.a.
COP15
KANADA- Kombet kanë rënë dakord të mbrojnë një të tretën e planetit për natyrën deri në vitin ...
Bota
19 December 2022, 15:47
d.a.
Gjukanovic
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka nënshkruar ndryshimet e reja të miratuara në Ligjin për Pr...
Bota
19 December 2022, 15:27
l.S
Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut
SHKUP- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me alarmet fa...
Bota
19 December 2022, 15:34
d.a.
Barrikadat
KOSOVË- Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fs...
Bota
19 December 2022, 15:25
d.a
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministëri i Kosovës, njëkohësisht dhe kryenegociatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbis...
Bota
19 December 2022, 15:26
d.a.
Zakharova
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se në vend të n...
Bota
19 December 2022, 15:13
d.a.
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Afganistani ka nisur më 19 dhjetor një fushatë në shkallë të gjerë të vaksinimit, q&eum...
Bota
19 December 2022, 15:01
d.a.
foto ilustruese
SHBA- Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë politike, ai jetonte në Rusi dhe punonte në një b...
Bota
19 December 2022, 14:45
d.a.
Gjini dhe Kusari-Lila
KOSOVË- Ditën e sotme mediat zviceriane kanë raportuar se Kosova dhe Serbia kanë mbajtur dhe po mbajnë ...
Bota
19 December 2022, 14:45
A.B
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas lajmit të kalimit të azilkë...