5 April 2023, 15:36
Nga a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të mbyllura në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së. Pas raportimit, kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu deklaroi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, me përjashtim të katër komunave veriore. Ajo tha se në bazë të raportimit të drejtorit të AKI-së, ka tendenca për destabilizim të sigurisë në veri, sidomos tani në prag të zgjedhjeve lokale atje. Musliu nënvizoi se dy grupe serbe të së ashtuquajturës mbrojtja civile po stërviten në Rashkë të Serbisë për krijimin e trazirave në veri.
“Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave veriore të vendit, ku shihet tendenca për destabilizim. E ashtuquajtura organizata e mbrojtjes civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe, vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizata, tashmë dy grupe janë duke kryer kurset e trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Musliu theksoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për çdo provokim në veri, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur. Ditëve të fundit, disa makina të serbëve të Kosovës në veri janë djegur për shkak të konvertimit të targave ilegale në RKS. Si pasojë e kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb në veri për djegien e këtyre veturave.
tensione në veri të kosovës
Bota
5 April 2023, 15:27
a.l
Jacinda Arden
ZELANDA E RE- Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden ka dhënë sot fjalimin e fundit në parlamentin ...
Bota
5 April 2023, 15:17
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron në deklaratën e tij në Pekin paralajmëroi se kushdo që ndihm...
Bota
5 April 2023, 15:09
a.l
Sanna Marin
FINLANDË- Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse...
Bota
5 April 2023, 15:03
a.l
Sanksione
RUSI- Norvegjia ka vendosur një grup të ri sanksionesh kundër presidentit Putin dhe regjimit rus. Këto sanks...
Bota
5 April 2023, 14:52
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se vendi do të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë me vlerë 2...
Bota
5 April 2023, 14:49
f.i
Bill Gates
SHBA- Bill Gates tha së fundmi se ndalimi i avancimit të inteligjencës artificiale (AI) nuk do të ishte efektiv në...
Bota
5 April 2023, 14:47
a.l
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaron se Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshë...
Bota
5 April 2023, 14:42
a.l
Bill Clinton
SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se i vjen keq që e bindi Ukrainën të heqë dorë nga armët e ...
Bota
5 April 2023, 14:35
a.l
Henryk Kowalczyk
POLONI- Ministri i Bujqësisë i Polonisë Henryk Kowalczyk ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij...
Bota
5 April 2023, 14:24
a.l
Anija
UKRAINË- Një anije mallrash me flamur Guinea-Bissau me 14 anëtarë të ekuipazhit në bord u mbyt në brigje...