6 November 2022, 16:36
Nga F.M
Protesta
KOSOVË- Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik serb, një ditë pas vendimit të kësaj liste për t’u tërhequr nga institucionet e vendit. Protesta është e drejtuar kundër veprimeve të autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa qeveria qendrore në Prishtinë thotë se çështja e targave është e përcaktuar qartë në Bruksel.
Të dielën, kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, katër komuna këto në veriun e Kosovës, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe. Përfaqësuesit politikë të serbëve thanë se nuk do të kthehen në institucione për sa kohë që autoritetet në Prishtinë nuk tërhiqen nga vendimi siç e quajtën të njëanshëm për targat dhe derisa të formohet Asociacioni i komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e parë të arritur në Bruksel. Vendimi i serbëve nxiti reagime të shumta të zyrtarëve ndërkombëtarë që bënë thirrje për ruajten e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në veriun e Kosovës.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana paralajmëroi të shtunën se forcat e KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në veriun e Kosovës ndërsa bëri thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. Misioni i KFOR-it në tha se po vëzhgon situatën dhe po bashkëpunon ngushtë me udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd si dhe me faktorët ndërkombëtarë, për të garantuar siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ndërsa Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate tha se zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik shumë vite punë e arritje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Bashkimi Evropian u bëri thirrje të palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili sic thuhet në deklaratë, mund të çojë në tensione të mëtejshme.
"Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e vendit nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren", thuhet në deklaratën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell. Brukseli u bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre në kuadër të dialogut dhe të kthehen në institucionet e vendit. Në të njëjtën kohë, BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton sikurse thuhet në deklaratë, zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj bartësve të targave të lëshuara nga Serbia!
Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, pasi që ky është detyrim ligjor i miratuar nga parlamenti i Kosovës. Në Prishtinë, vendimi i serbëve nxiti reagime të ashpra të udhëheqësve të Kosovës të cilët akuzuan Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të shtunën se largimi i tyre është akt kundër demokracisë dhe sundimit të rendit e ligjit dhe i nxitur nga Serbia. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si vegël e Kremlinit. Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të ruajnë qetësinë, paqen, sigurinë dhe të mos i brakstisin institucionet e Kosovës duke rënë pre e, siç tha ai, manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Partitë opozitare në Kosovë shprehën shqetësimin e tyre me situatën në veri, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti, të reflektojë dhe të sqarojë se si do të garantohet ruajtja e rendit publik dhe sovranitetit të vendit.
Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës të cilët nuk pajtohen me vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, RKS.
Diplomatët perëndimorë në vazhdimësi i kanë kërkuar Kosovës të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia për shkak të rrezikut për shtimin e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrë nga VOA
tensione ne veri te kosoves dorehiqet lista serbe
Bota
6 November 2022, 16:01
a.l
foto ilustruese
GREQI- Është rikthyer në Gjykatën e Apelit Çështja për bandën famëkeqqe të grabitë...
Bota
6 November 2022, 15:49
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin, presidenten e K...
Bota
6 November 2022, 14:57
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE- Nga Rob Pichetta për CNN.
Në një natë të ftohtë të së martës në stacionin e n...
Bota
6 November 2022, 15:11
a.l
New York
New York- Rreth 38 persona kanë mbëtur të plagosur nga disa vatra zjarri në Manhatan, ku më e fundit u raportua n&eu...
Bota
6 November 2022, 14:42
a.l
foto ilustruese
ANGLI- Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman është ndalur sërish te fluksi i emigrantë të pali...
Bota
6 November 2022, 14:00
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë thënë se forcat ruse po shtojnë sulmet e tyre në një rajonin t...
Bota
6 November 2022, 13:51
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Autoritetet e Kievit kanë filluar të planifikojnë evakuimin e 3 milionë banorëve të qytetit n&...
Bota
6 November 2022, 13:32
d.a.
Mitrovice
KOSOVË- Shqiptarët që banojnë në Mitrovicën e Veriut kanë vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipëris&e...
Bota
6 November 2022, 13:22
d.a.
Pankarta me Putin
KOSOVË- Ka përfunduar pa incidente tubimi i organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut ku liderë t&e...
Bota
6 November 2022, 13:11
d.a.
Tajani dhe Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar telefonatën e zhvilluar me ministrin e punëve të ja...