10 September 2024, 09:56
Nga r.ll
Vadim Morus
SERBI- Në një mëngjes të nxehtë vere në kryeqytetin serb Beograd, Vadim Morus, patinator profesionist nga Rusia, rrëshket në një pistë të hapur. Ai është tashmë 1,000 km larg qytetit të tij Moskës por thotë se ‘ka nisur të ndjehet si në shtëpi’.
Ai është larguar nga Rusia me të fejuarën në 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë, teksa si ai shumë të tjerë kanë zgjedhur Beogradin prej lidhjeve të lashta kulturore e fetare me Moskën, shkruan rrjeti The Independent.
Shumë rusë i janë larguar rekrutimit apo politikave të qeverisë së Putin, duke krijuar një komunitet të ndezur shumëngjyrësh në Serbi, edhe pse numri tyre është më i vogël se të larguarit drejt vendeve te tjera si Gjermania.
Duke preferuar të ruajnë identitetin e tyre kulturor rusët raportohet se kanë dyqanet e baret e tyre në pronësi të rusëve, madje po hapen dhe klinika mjekësore e galeri të artit rus.
Gjatë këtij fluksi rusët kanë krijuar 11,081 biznese të regjistruara në Serbi, që prej atyre të internetit, bareve apo shkolla sportesh, sipas statistikave.
Viktor, veteriner 42 vjeçar nga Shën Petersburg, thotë u largua prej mobilizimit në ushtri në vjeshtën e 2022. Pa pasur kualifikimet e duhura në Serbi, ai punon si punëtor me komunitetin rus.
“Riparoj instalime elektrike e hidraulike, madje dhe mobilje, punoj me komunitetin rus, rrallëherë me klientë serbë,” thotë Viktor, i cili nuk jep emrin e plotë prej frikës për familjen e tij ende në Rusi.
Që prej Luftës së parë Botërore shumë rusë iu larguan komunistëve duek krijuar komunintete të gjera në Serbi, Kroaci e Sloveni.
“Apeli i kulturës ruse është shumë i fortë dhe komunitetet jashtë nuk integrohen kollaj, si në kulturat serbe apo ato perëndimore”, thotë studiuesi politik i Beogradit, Aleksandar Djokic.
Patinatori Morus, nuk dëshiron të flasë shumë për arsyet që e bënë të largohet nga Rusia, por për këtë ndërhyn e fejuara e tij Alexandra Mashkanova.
“U larguam për arsye ideologjike. Disa ditë pas 24 shkurtit të konfliktit u munduam të kuptonim çfarë po ndodhte dhe më pas vendosëm të largoheshim”, thotë ajo.
rusi lufta ukraine-rusi vadim morus
Bota
10 September 2024, 09:50
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley, ish-ambas...
Bota
10 September 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
INDI- Operacionet në fabrikën e gjigantit jugkorean Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të...
Bota
10 September 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
MADRID- Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit t&eu...
Bota
10 September 2024, 09:04
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur shpesh raketa me rreze të ...
Bota
10 September 2024, 08:53
r.ll
mario draghi
BRUKSEL- "Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me t&eu...
Bota
10 September 2024, 08:48
N.F
Kim Jong Un
KORE- Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportua...
Bota
10 September 2024, 07:58
r.ll
banderole
MAL I ZI- Një akt i rëndë është shënuar të dielën në afërsi të kufirit me Shqipërin&e...
Bota
10 September 2024, 07:56
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Një sulm izraelit në një kamp të mbushur me palestinezë të zhvendosur nga lufta në Gaz&e...
Bota
10 September 2024, 07:36
N.F
Foto ilustruese
PAKISTAN- Grupi ekstremist, The Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), ka rifituar terren në veriperëndim të Pakistanit, duke impo...
Bota
10 September 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehu...