22 November 2025, 18:18
Nga I.A

KINË- Kina çoi në Kombet e Bashkuara mosmarrëveshjen e saj me Tokion lidhur me komentet e fundit të kryeministres japoneze Sanae Taikachi mbi Tajvanin, ndërsa tensionet midis fqinjëve të Azisë Lindore u thelluan dhe lidhjet ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2023.
“Nëse Japonia guxon të përpiqet të ndërhyjë me armë, ky do të ishte një akt agresioni”, shkroi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Fu Cong, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të këtij organi global, Antonio Guterres, duke iu referuar ngushticës që ndan Kinën kontinentale nga Tajvani vetëqeverisës, për të cilin Pekini këmbëngul se i përket Kinës.
Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit. Bëhet e ditur se grindja diplomatike filloi në fillim të nëntorit kur Taikachi, e cila mori detyrën vetëm në tetor, bëri vërejtje se si do t'i përgjigjej Japonia një sulmi hipotetik kinez ndaj Tajvanit.
Këto vërejtje e zemëruan Pekinin, i cili ka kërkuar tërheqje nga deklaratat, megjithëse kryeministrja japoneze nuk e ka bërë ende një të tillë. Mosmarrëveshja tani është përshkallëzuar me shpejtësi në një luftë tregtare që përfshin bizneset nga të dyja palët dhe ka thelluar tensionet e sigurisë mbi një territor të kontestuar që ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë për të dy vendet.
Ndërsa fliste në parlament më 7 nëntor, Taikachi, një mbështetëse e Tajvanit prej kohësh, tha se një bllokadë detare kineze ose veprime të tjera kundër Tajvanit mund të shkaktonin një përgjigje ushtarake japoneze. Taikachi dukej se shkoi disa hapa më tej se paraardhësit e saj, të cilët vetëm në të kaluarën kishin shprehur shqetësim në lidhje me kërcënimin kinez ndaj Tajvanit, por nuk kishin përmendur kurrë një përgjigje.
“Nëse përfshin përdorimin e anijeve luftarake dhe veprimeve ushtarake, kjo mund të shndërrohet në një situatë kërcënuese për mbijetesën”, i tha Taikachi parlamentit, duke iu përgjigjur pyetjeve të një politikani të opozitës në seancën e saj të parë parlamentare.
Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë protesta nga ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes të Kinës, të cilat kërkuan tërheqje nga deklaratat. Konsulli i përgjithshëm i Kinës në Osaka, Xue Jian, një ditë më pas, kritikoi komentet dhe duket se bëri kërcënime në një postim tani të fshirë në X, duke thënë: "Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta presim atë qafë që na ka sulmuar pa hezitim.”/Dosja.al
tensionet kinë-japoni
Bota
22 November 2025, 17:21
I.A
IZRAEL- Izraeli thotë se ka filluar të godasë objektivat e Hamasit në Gaza, duke vrarë të paktën nëntë persona, p...
Bota
22 November 2025, 16:21
I.A
Liderët evropianë dhe perëndimorë thanë të shtunën se plani për paqe i hartuar nga Shtetet e Bashkuara është...
Bota
22 November 2025, 16:10
I.A
Derisa Ukraina e ka shënuar Ditën e Përkujtimit të Holodomorit më 22 nëntor, Rusia e kreu një sulm të madh gjatë ...
Bota
22 November 2025, 13:44
E. D
foto ilustruese
IRAN- Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ta shuar një zjarr të madh q&...
Bota
22 November 2025, 13:07
E. D
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Ish-Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u mor në paraburgim të shtunën nga Policia Federale, duke shënuar her...
Bota
22 November 2025, 12:22
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin at&e...
Bota
22 November 2025, 09:23
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një gjyqtare federale e ka shpallur të paligjshme vendosjen e Gardës Kombëtare në kryeqytetin e SHBA-s&...
Bota
22 November 2025, 08:35
E. D
Johann Wadephul
GJERMANI- Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, duke iu referuar planit amerikan për t'i dhënë fund luft...
Bota
22 November 2025, 08:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vetëm pesë shoqëri me kapital vendas që operojnë në industrinë përpunuese kanë a...
Bota
22 November 2025, 08:18
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Prezantimi i planit të paqes me 28 pika nga SHBA-të nuk është thjesht një dokument i ri di...