12 April 2025, 21:24
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të hetimeve për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 61 persona më 16 mars, policia në Maqedoninë e Veriut ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.
Mediat vendase shkruajnë se sipas skemës, në listë janë shtuar të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka ‘Puls’ u pajis me licencë e deri në vitin 2024, kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës.
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji Driton Kuçi, në rrjetet sociale ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.
“Besoj në drejtësinë për të mirën e përgjithshme. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për tu arsyetuar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme” ka shkruar Kuçi në rrjetet sociale”, shkruan Kuçi.
Ndërkohë janë ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, ish drejtor i Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi të cilët kanë punuar në komunën e Koçanit. Nuk jepen më shumë detaje për aksionin, ndërsa Prokuroria shkurt vetëm konfirmon aksionin.
“Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan. Autoritetet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar në momentin që do të përfundojnë veprimet që janë në rrjedhë”, theksuan nga Prokuroria.
kocan
Bota
12 April 2025, 21:07
M.B
Dezinfektimi
EUROPA- Autoritetet në disa vende në Evropën Qendrore po punojnë për të frenuar një shpërthim të ...
Bota
12 April 2025, 20:47
M.B
Bill Gates, themelues i Microsoft
SHBA- Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të sh...
Bota
12 April 2025, 17:48
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar...
Bota
12 April 2025, 17:41
E. D
foto iluistruese
SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë ...
Bota
12 April 2025, 17:08
E. D
Milorad Dodik
SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsër...
Bota
12 April 2025, 16:19
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në pë...
Bota
12 April 2025, 12:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...
Bota
12 April 2025, 11:43
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua për herë të tretë kët&...
Bota
12 April 2025, 11:06
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënsh...
Bota
12 April 2025, 10:27
I.A
Foto Ilustruese
OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shtetev...