7 October 2025, 21:27
Nga M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës.
“Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.
Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt. Shtëpia e Bardhë tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.
“Ka gjasa reale që ne mund të bëjmë diçka”, tha Trump.
“Mendoj se ekziston mundësia që ne të mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo madje shkon përtej situatës në Gazë. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ekipet tona janë atje dhe pothuajse çdo shtet në botë ka mbështetur planin”, shtoi ai.
Udhëheqësi amerikan tha po ashtu se shteti i tij “do të bëjë gjithçka që mundet që të sigurohet që të gjithë ta respektojnë marrëveshjen” nëse Hamasi dhe Izraeli pajtohen që të arrijnë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës. Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump paraqiti një plan me 20 pika që kërkon armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen graduale të Izraelit nga Gaza.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./ REL
donald trump gaza
Bota
7 October 2025, 21:23
M.L
foto ilustruese
SIRI- Siria ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi me forcat kurde, pas nj&e...
Bota
7 October 2025, 20:38
M.L
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi sot se Ukraina po përpiqet të godasë thellë brenda territorit r...
Bota
7 October 2025, 20:34
M.L
Emmanuel Macron
FRANCË- Me situatën politike në Francë që mbetet kritike dhe presionin si nga opozita ashtu edhe nga shoqëria...
Bota
7 October 2025, 20:13
M.L
Sanae Takaichi
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar politikanen nacionaliste dhe ultrakonservatore japoneze, Sanae Takaichi, e cil...
Bota
7 October 2025, 20:07
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashuar të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se lufta në Ukrainë është m&e...
Bota
7 October 2025, 19:58
M.L
Michael Browder
SHBA- Një “drag queen” (rrymë muzikore që promovohet kryesisht nga komuniteti LGPBTQIA) është arrestua...
Bota
7 October 2025, 19:41
M.L
Erdogan-Putin
TURQI- Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas ...
Bota
7 October 2025, 18:57
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Herdecke të Gjermanisë, ku kryetarja e sapozgjedhur e ...
Bota
7 October 2025, 17:52
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pamjet e mëposhtme dokumentojnë momentin e atentatit ndaj kandidatit të BDI-së në Kumanovë...
Bota
7 October 2025, 17:56
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beogradi do të diskutojë me Rusin&eu...