14 October 2023, 12:16
Nga r.ll
foto ilustruese
GAZA- Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron në Gaza, ka paralajmëruar një organ i OKB-së.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt thotë se asnjë furnizim humanitar nuk është lejuar në Gaza për një javë në mes të një bllokade izraelite (që thotë se do të vazhdojë derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet).
Uji i pastër po mbaron pasi impianti i ujit të Gazës dhe rrjetet publike të ujit pushuan së funksionuari, thotë UNRWA, raporton Skynews.
“Njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra. Njerëzit tani janë të detyruar të përdorin ujin e ndotur nga puset, duke rritur rrezikun e sëmundjeve që vijnë ky ujë. Gaza gjithashtu ka qenë nën ndërprerje të energjisë elektrike që nga 11 tetori, duke ndikuar në furnizimin me ujë”, thotë Philippe Lazzarini, nga UNRWA.
Gati një milion njerëz janë zhvendosur vetëm brenda një jave.
“Ne duhet të dërgojmë karburant në Gaza tani. Karburanti është mënyra e vetme që njerëzit të kenë ujë të pijshëm të sigurt. Nëse jo, njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra. Uji është tani linja e fundit e shpëtimit. Bëj apel që tani të hiqet rrethimi për ndihmën humanitare.”, ka thënë ai.
Sipas OKB-së, më shumë se 1,300 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar gjatë bombardimeve gati njëjavore të Izraelit. Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se “5,540 njësi banimi” në ato ndërtesa u shkatërruan dhe gati 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq shumë saqë janë të pabanueshme.
konflikti izrael-palestine okb
Bota
14 October 2023, 11:29
r.ll
foto ilustruese
GAZË-Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palesti...
Bota
14 October 2023, 11:13
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një avion me furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të mbështetu...
Bota
14 October 2023, 11:05
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Forcat Ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë kreun e Forcave Ajrore të Hamasit, Murad Abu Mu...
Bota
14 October 2023, 10:57
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Sulmi i javës së kaluar nga Hamasi në Izrael la më shumë se 1300 të vdekur.
Agjencia e lajmeve AFP k...
Bota
14 October 2023, 10:50
r.ll
foto ilustruese
KOSOË - Policia e Kosovës është duke bërë një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terro...
Bota
14 October 2023, 10:30
Dosja.al
Josep Borell
Pavarësisht tensioneve me Pekinin, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka përjashtuar mundësin...
Bota
14 October 2023, 10:13
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Numri i personave të helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë ka arritur në 63.
Tre prej t...
Bota
14 October 2023, 09:57
Dosja.al
Ursula Von der Leyen
IZRAEL- Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metsola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur. Ata u detyruan...
Bota
14 October 2023, 09:38
Dosja.al
Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjys...
Bota
14 October 2023, 09:26
A.B
Louise Glick
SHBA- Poetja amerikane dhe fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë Louise Glick ka vdekur në moshën 80-vje&ccedi...