18 January 2023, 20:53
Nga A.B

Universiteti i Kolumbias emëroi si presidente ish-zëvendës guvernatoren e Bankës së Anglisë dhe aktualisht presidente e Universitetit Ekonomik të Londrës, Nemat "Minouche" Shafik.
Kjo është hera e parë që institucioni prestigjioz akademik amerikan zgjedh një grua si presidente.
Zonja Shafik, një ekonomiste karriera e të cilës është përqendruar në politikën publike dhe studimet akademike, do të jetë presidentja e njëzetë e Universitetit të Kolumbias duke nisur nga 1 korriku, tha institucioni përmes një deklarate të mërkurën.
Zonja Shafik e nisi karrierën e saj në Bankën Botërore, duke u bërë nënpresidentja më e re e këtij institucioni, në moshën 36 vjeçare. Ajo më vonë shërbeu edhe si zëvendës drejtore ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe si zyrtare e lartë në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Emërimi i zonjës Shafik vjen pasi institucione të tjera arsimore kanë emëruar kohët e fundit gra në krye të universiteteve kryesore, përfshirë Universitetin e Harvardit, i cili muajin e kaluar emëroi Claudine Gay si presidente. Ajo u bë gruaja e parë afro-amerikane që mban postin kryesor të Harvardit.
Jonathan Lavine, kryetar i Bordit të Univesitetit të Kolumbias, e cilësoi zonjën Shafik, 60 vjeç, si “kandidaten e përsosur”.
“Ajo që e veçoi zonjën Shafik si kandidate ishte besimi i saj i patundur në rolin jetik që institucionet e arsimit të lartë mund dhe duhet të luajnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve më komplekse të botës," shtoi zoti Lavine.
Zonja Shafik ka lindur në Aleksandri, në Egjipt./VOA
nemat shafik
Bota
18 January 2023, 20:42
A.B
Qeni
BRITANI E MADHE- Pronarja e një qeni që konkurroi për titullin 'qeni më i shëmtuar në Mbretërinë e Bashkuar' t...
Bota
18 January 2023, 20:18
A.B
Ushtaret
UKRAINË- Dy ushtarë ukrainas, të cilët u plagosën nga minat tokësore, po pajisen me proteza bionike më t&e...
Bota
18 January 2023, 20:34
k.m.
Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti
Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance...
Bota
18 January 2023, 20:09
k.m.
Foto ilustruese
Ka përfunduar seanca e sotme përgatitore për nisjen e gjykimit ndaj krerevë të UÇK-së që po gjyko...
Bota
18 January 2023, 20:02
k.m.
Hashim Thaçi
HAGË- Në Gjykatën Speciale në Hagë u zhvillua konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish...
Bota
18 January 2023, 19:12
A.B
Brian dhe Ana Walshe
SHBA- Histori filmi e njëkohësisht horrori është ajo e vrasjes së Ana Walshe, nga bashkëshorti i saj, Br...
Bota
18 January 2023, 18:57
A.B
Laura Dragusha
KOSOVË- Shqiptarja, Laura Dragusha do të vazhdojë studimet në një nga universitetet më të mira në bo...
Bota
18 January 2023, 18:45
k.m.
SHBA- Një papagall u konsiderua si një 'dëshmitar kyç' i pamundur në një gjyq për vrasje pasi përsëriti atë...
Bota
18 January 2023, 18:36
k.m.
Pamje nga darka
GREQI- Të ftuarit e rangut të lartë dhe familje mbretërore nga nga e gjithë Evropa, morën pjesë të ...
Bota
18 January 2023, 18:31
A.B
Policia ne banesen e dyte
ITALI- Karabinierët 'del Ros' kanë zbuluar një strehë të dytë të përdorur nga bosi Matteo...