3 August 2024, 17:49
Nga E. D

IZRAEL- Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor shkaktuan të shtunën vdekjen e nëntë militantëve palestinezë, tha ushtria izraelite, ndërsa vazhdojnë tensionet lidhur me luftën në Gazë.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën në mëngjes herët një automjet në një zonë rurale në veriperëndim të qytetit të Tulkaremit, duke vrarë pesë pasagjerët brenda tij. Ushtria tha se ata kishin në plan të kryenin një sulm.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se trupat e të vrarëve u dërguan në një spital aty pranë. Hamasi më vonë i identifikoi të pesë personat si militantë të grupit, përfshirë një komandant lokal.
Më vonë të shtunën, ushtria izraelite tha se vrau katër militantë të tjerë palestinezë në zonën e Tulkaremit, menjëherë pasi ata hapën zjarr ndaj trupave izraelite që vepronin në zonë, por nuk dha hollësi të tjera.
Mbi 590 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza në tetor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë që nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.
Grupet militante palestineze, përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez, janë aktive në qytetin e Tulkaremit. Sulmet e fundit vijnë disa ditë pas vrasjes së drejtuesit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën herët dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut një natë më herët.
Përshkallëzimi ka shkaktuar shqetësim për rrezikun e zgjerimit të konfliktit në rajon. Irani dhe grupet e lidhura me të, përfshirë Hezbollahun në Liban, janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit që ka konfirmuar se ka vrarë Shukurin, por as nuk ka konfirmuar as mohuar se ka pasur rol në vrasjen e Hanijesë.
Garda Revolucionare e Iranit tha se Hanijeh u vra si rezultat i një goditjeje me rreze të shkurtër veprimi dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se e kishte mbështetur sulmit.
Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.
Një ditë më herët, Presidenti Joe Biden tha se i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shfrytëzonte mundësinë për një armëpushim me Hamasin, duke shtuar se vrasja e Hanijesë "nuk i kishte ndihmuar" përpjekjet për të negociuar për përfundimin e luftës.
lufta ne lindjen e mesme
Bota
3 August 2024, 17:41
E. D
volodymyr zelenskyy dhe rexhep tayyp erdogan
UKRAINË- Turqia ka ratifikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ukrainën. ...
Bota
3 August 2024, 17:22
E. D
fotot ilustruese
SHKUP- Ambasada e Kosovës në Shkup, ka bërë një reagim pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin e Shk...
Bota
3 August 2024, 17:00
e, d
Nicolas Maduro
VENEZUELË- Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në një konferencë për shtyp tha se Shtetet e Bashk...
Bota
3 August 2024, 16:26
E. D
ali ahmeti
SHKUP- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin diplomatik që ndodhi me pr...
Bota
3 August 2024, 16:22
I.A
SHKUP- Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër...
Bota
3 August 2024, 15:49
E. D
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin hodhi poshtë të premten marrëveshjet e arritura në fillim të jav&eu...
Bota
3 August 2024, 15:45
E. D
foto ilustruese
BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe ndodhet në gatishmërinë më të lartë në prag të 15 deri 35 protes...
Bota
3 August 2024, 15:33
I.A
Vladimir Kara-Murza
SHBA- Vladimir Kara-Murza, politikan opozitar rus, fitues i çmimit “Pulitzer”, u lirua si pjesë e shkëmbim...
Bota
3 August 2024, 15:28
E. D
vjosa osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Republika e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku nj&e...
Bota
3 August 2024, 15:09
E. D
fo ilustruese
KOSOVË- 448 policë të rinj janë diplomuar këtë të premte në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti i c...