3 August 2024, 15:49
Nga E. D
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin hodhi poshtë të premten marrëveshjet e arritura në fillim të javës me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pranimin e fajësisë nga ana e tyre, mesa duket në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje. Të tre të akuzuarit mbahen në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.
Pentagoni tha të mërkurën se ishin arritur marrëveshjet për pranimin e fajësisë, por nuk dha hollësi për kushtet. Një zyrtar amerikan tha se marrëveshjet pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje. Por të premten Sekretari Austin lëshoi një urdhër ku shprehej se duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, ai kishte vendosur që autoriteti për të marrë një vendim për marrëveshjet për pranimin e fajësisë, duhet t’i takonte atij. Ai anuloi vendimin e zyrtares që ishte emëruar për të mbikqyrur gjykatën e luftës në Guantanamo, Susan Escallier lidhur me marrëveshjet.
Disa familje të viktimave të sulmeve i kritikuan ashpër marrëveshjet, pasi thanë se ato përjashtojnë mundësinë për gjykime të plota dhe dënime me vdekje. Republikanët fajësuan menjëherë administratën e Presidentit Joe Biden, megjithëse Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte pasur dijeni paraprake për vendimin.
Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.
Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.
Marrëveshjet për pranimin e fajësisë ishin arritur edhe me dy të burgosur të tjerë Walid Muhammad Salih Mubarak Bin 'Attash dhe Mustafa Ahmed Adam al Hawsawi.
lloyd austin
Bota
3 August 2024, 15:45
E. D
foto ilustruese
BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe ndodhet në gatishmërinë më të lartë në prag të 15 deri 35 protes...
Bota
3 August 2024, 15:33
I.A
Vladimir Kara-Murza
SHBA- Vladimir Kara-Murza, politikan opozitar rus, fitues i çmimit “Pulitzer”, u lirua si pjesë e shkëmbim...
Bota
3 August 2024, 15:28
E. D
vjosa osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Republika e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku nj&e...
Bota
3 August 2024, 15:09
E. D
fo ilustruese
KOSOVË- 448 policë të rinj janë diplomuar këtë të premte në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti i c...
Bota
3 August 2024, 14:10
N.F
Depo nafte
RUSI- Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjar...
Bota
3 August 2024, 13:15
N.F
Auschwitz
GJERMANI- Në kampin e përqëndrimit Aushvic-Birkenau u përkujtua holokausti ndaj komunitetit rom dhe sinti. Ende sot komunitet...
Bota
3 August 2024, 12:26
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte mëngjesin e së sht...
Bota
3 August 2024, 11:20
N.F
Hawai
HAWAI- Guvernatori i Hawait ka njoftuar dje se u arrit një marrëveshje me të prekurit nga zjarret e gushtit 2023, të cil&eum...
Bota
3 August 2024, 10:58
N.F
Flamuri i Malit të Zi dhe ia i Kroacisë
KROACI- Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malaze...
Bota
3 August 2024, 08:47
N.F
Gërvalla
KOSOVË- Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar në aeroportin e Shkupit ku &...