LIVE UPDATES
Bota

"Vazhdoni të protestoni, ndihma është duke ardhur! "/Kërcënimet e reja të Trump pak para varjes së protestuesit të parë në Iran: Do të marrim masa shumë të ashpra nëse e bëni

Donald Trump  u bën thirrje hapur qytetarëve të vazhdojnë të protestojnë dhe premton se ndihma është në rrugë e sipër, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani.

14 January 2026, 08:21 Nga D.S

"Vazhdoni të protestoni, ndihma është duke ardhur!

IRAN-  Një protestues 26-vjeçar iranian, Erfan Soltani , pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që po trondisin Iranin. Donald Trump  u bën thirrje hapur qytetarëve të vazhdojnë të protestojnë dhe premton se ndihma është në rrugë e sipër, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani.

Mediat e huaja shkruajnë se, presidenti amerikan, në fakt, kur u pyet në një intervistë me CBS në lidhje me ekzekutimin e Soltanit, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse i riu iranian ekzekutohet. "Ne do të marrim masa shumë të ashpra. Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të ashpra", tha ai, ndërsa kur u pyet të sqaronte se çfarë donte të thoshte, zoti Trump iu referua operacionit të fundit të SHBA-së në Venezuelë dhe vrasjes së udhëheqësit të atëhershëm të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019.

"Ne nuk duam të shohim se çfarë po ndodh në Iran. Dhe, e dini, nëse ata duan të protestojnë, kjo është një gjë. Kur ata fillojnë të vrasin mijëra njerëz. Dhe tani po më tregoni për varjet. Do të shohim se si do të funksionojë kjo për ta. Nuk do të funksionojë për ta”, shtoi presidenti amerikan.

Sipas mediave të huaja, organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfan Soltani tha se, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, do të ekzekutohet më vonë sot. Soltani u arrestua në lidhje me protestat në qytetin Karaj. Organizata pretendon se familja e tij ishte informuar për dënimin me vdekje, por ishte mbajtur qëllimisht në errësirë në lidhje me procesin ligjor. Siç thuhet, trajtimi i nxituar dhe jo transparent i çështjes rrit shqetësimet se dënimi me vdekje po përdoret si mjet për të shtypur protestat.

Tregues i mizorisë së regjimit të Teheranit është informacioni nga OJQ-të se Soltani kishte vetëm 10 minuta për t'i thënë lamtumirë familjes së tij, me zyrtarët iranianë të sigurisë që i informuan të afërmit se do të ishte lamtumira e tyre e fundit para se i riu të përballej me ekzekutorin. Sipas organizatës Iran Human Rights (IHR), Soltanit gjithashtu nuk iu lejua qasja në një avokat ose në një gjyq, ndërsa “madje edhe një i afërm i ngushtë që është avokat u pengua dhe u kërcënua nga agjentët e sigurisë kur u përpoq të merrte përsipër çështjen. Ata i thanë,  “Nuk ka dosje për të shqyrtuar. Ne kemi njoftuar se kushdo që arrestohet në protesta do të ekzekutohet”.

Familja e Soltanit thuhet gjithashtu se është kërcënuar me arrestim nëse përpiqet të flasë publikisht për çështjen ose të kontaktojë median, sipas Iranwire. Trump tha se,  "Vazhdoni të protestoni, ndihma është duke ardhur"

Donald Trump, në një postim në platformën Truth Social, u bëri thirrje protestuesve iranianë të “vazhdojnë të protestojnë”, duke paralajmëruar se “vrasësit dhe abuzuesit do të paguajnë një çmim të lartë”, megjithatë, pa specifikuar se çfarë forme mund të marrë ndihma e premtuar.

Në një intervistë me CBS News, presidenti amerikan tha se do të ndërmerrte "masa shumë të forta" nëse regjimi iranian do të vazhdonte me varjen e protestuesve. Në të njëjtën kohë, SHBA-të u bënë thirrje qytetarëve të saj të "largohen menjëherë nga Irani", mundësisht nëpërmjet Turqisë ose Armenisë, ndërsa J.D. Vance thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilin mori pjesë edhe Trump.

Kontaktet sekrete dhe proceset politike

I dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, thuhet se është takuar fshehurazi gjatë fundjavës me ish-princin e kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavi, i cili po përpiqet të shfaqet si një figurë qendrore në opozitë pas shpërthimit të protestave.

Në të njëjtën kohë, diplomacia iraniane nisi një sulm të ashpër ndaj Trump, me një letër nga përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, drejtuar Këshillit të Sigurimit. Në letrën, e cila iu nda edhe Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, Iravani akuzon presidentin amerikan për inkurajim të hapur të destabilizimit politik, nxitje të dhunës dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Republikës Islamike.

Sipas Teheranit, "Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe të pamohueshme ligjore për humbjen e jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht të rinjve"./Dosja.al 

trump iran erfan soltani 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin