24 July 2023, 07:55
Nga A.B
Ura
GREQI- Rënia e një pjese të urës “603” në rikonstruksion, në zonën e Bozaitikës dhe në Perimetriki të Patrës, ka sjellë pasoja tragjike mesditën e së dielës, me 1 të vdekur dhe 8 të plagosur. I ndjeri dhe 5 të plagosurit u transportuan në spitalin e Rios dhe 3 të plagosurit e mbetur në Spitalin e Agios Andreas, në qytetin e Patrës.
Tashmë, si të përfshirë në ngjarje me fajësi të mundshme, janë arrestuar 4 persona, drejtuesi i projektit dhe 3 operatorë makinerish shembjeje. Në bazë të deklaratave të këtyre personave por edhe të tjerëve, në orët në vijim pritet që të ketë përshkrime më të sakta se si dhe pse ka ndodhur fatkeqësia.

Ura 603 në Bozaitikë është mbyllur për qarkullim prej kohësh.Sipas informacioneve fillestare pas aksidentit, nuk është plotësisht e qartë nëse si lidhet shembja e urës me punë të ligjshme apo me grabitje të zakonshme nga gjuetarët e metaleve. Mirëpo, në pamjet e publikuara në mediat lokale të Patrës dhe të bëra pak para rënies së një pjese të pllakës së sipërme të urës 603, dallohen gjysmë kamionë të ngarkuar me masa hekurash çeliku të deformuara, të ardhura me sa duket nga përforcimi i urës.

Duke qenë se ura 603 është pjesë e autostradës së re Patras-Pyrgos në ndërtim e sipër, është nën përgjegjësinë e kompanisë “Olympia Odos”. E cila në periudhën e kaluar ka publikuar rregullisht përditësime për gjendjen e urës.
Rreth dy javë më parë, Olympia Odos njoftoi se “me përfundimin e fazës së parë të punimeve të rikonstruksionit të seksionit të urës K603 Kato Diavasi në drejtim të Pirgos, fillon faza e dytë e punimeve përkatëse në seksionin e Urës drejt Athinës. Për realizimin e punimeve do të bëhet bllokim lokal i degës që shërben drejtimin e qarkullimit drejt Athinës në seksionin nga X.Th. 206.25 deri në X.Th. 205,95.
Historia e "603"
Ndërtimin fillestar të urës në Bozaitikë, në fillim të viteve 2000 e ka ndërmarrë kompania “KI Sarantopoulos”. Për arsye të pakuptueshme, projekti ishte ndarë në 8 kontrata të ndryshme.
Paralajmërimet
Që në shtator 2018, këshilltari bashkiak i Patreonit, deputet i opozitës në këtë bashki, Giorgos Sigalos, i kishte dërguar kryetarit të atëhershëm të këshillit bashkiak një letër me titullin elokuent “Frika nga ‘situatat e Gjenovës’ në urën binjake të Perimetrikisë”.
Sigalos e krahasoi 603 me Urën Ponte Moradi në Genova, Italia Veriore, e cila u shemb papritur në gusht 2018, duke vrarë 43 njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha./Dosja.al
rrezohet ura ne patras
Bota
24 July 2023, 07:10
A.B
Asnjë parti apo bllok nuk ka fituar një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, të...
Bota
23 July 2023, 21:32
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën ...
Bota
23 July 2023, 20:47
f.i
foto ilustruese
GREQI- Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante, ku edhe Korfuzi është përfshirë ng...
Bota
23 July 2023, 20:39
f.i
pamje nga vendngjarja
KAMERUN- Një ndërtesë katërkatëshe u shemb në kryeqytetin tregtar të Kamerunit...
Bota
23 July 2023, 20:16
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Tre persona janë arrestuar pas shembjes së një pjese të urës në Patra, ku dy persona humb&e...
Bota
23 July 2023, 20:03
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- UNESCO dënoi me “ashpërsinë më të madhe” sulmet e forcave ruse” kundër q...
Bota
23 July 2023, 19:42
f.i
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka konfirmuar se Ukraina do të marrë avionë luftarakë F-16 t...
Bota
23 July 2023, 19:23
f.i
foto ilustruese
LIBI- Imazhi i një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën n&e...
Bota
23 July 2023, 19:00
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur pas shembjes së një pjese të urës në Patra. Një d&eu...
Bota
23 July 2023, 18:45
m.s
Greqi
GREQI- Në pikun e fazës së dytë të valës së të nxehtit, sipas rrjetit të stacioneve të motit ...