LIVE UPDATES
Bota

Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së

Vendimi i fundit i autoriteteve në Serbi për t’ia dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, rivitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit - pjesë të të cilit u shkatërruan gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 - interpretohet si një përpjekje për pozicionim më të mirë në rast se ish-presidenti Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

23 July 2024, 15:31 Nga N.F
Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që
Vejvoda

SHBA- Fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara po ndiqet me vëmendje edhe në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse vendet e këtij rajoni nuk presin që politika amerikane ndaj tyre të ndryshojë rrënjësisht - pavarësisht se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë - secili prej tyre ka preferenca. Ndërsa në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, më saktësisht në entitetin e Federatës së BeH-së, duan fitoren e kandidatit/es demokrat/e, në Serbi dhe në entitetin tjetër të Bosnjës, Republika Sërpska, shumica dërrmuese është në favor të kundërshtarit republikan, Donald Trump.

Në Mal të Zi, tabloja është me shumë ngjyra, ndonëse shumica duket se anon drejt Trumpit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas debatit të parë midis Trumpit dhe Joe Bidenit në qershor - kur presidenti aktual amerikan ishte ende në garë për rizgjedhje - se “Trump nuk do të mbështesë asnjë botë serbe, as nuk e kërkon dikush një gjë të tillë, por ndoshta Trump do të mbështeste një politikë disi ndryshe, që nuk do të ishte antiserbe”.

Është plotësisht e qartë se asnjë nga vendet që janë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, domethënë vendet anëtare të BE-së, SHBA-ja apo Kanadaja, nuk do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre kryesore në politikën e jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë.

“Tani, pritjet në Beograd janë më reale dhe më të matura, pa vënë baste për njërin apo tjetrin kandidat, për dallim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është i bindur se Trump do të fitojë...”, thotë ai.

Vendimi i fundit i autoriteteve në Serbi për t’ia dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, rivitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit - pjesë të të cilit u shkatërruan gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 - interpretohet si një përpjekje për pozicionim më të mirë në rast se ish-presidenti Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, Richard Grenell, i cili ishte i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Kosovën gjatë administratës së Trumpit, është një mysafir i mirëpritur në Beograd.

Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq i dha medalje Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë. Ai tha atëkohë se Grenell ishte “një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar dhe ta dëgjonte Serbinë”.

“Nëse Trump fiton, të gjithë thonë se Grenell mund të bëhet sekretar i ri i Shtetit. Duke gjykuar nga numri i vizitave të tij në rajon në këta katër vjet, si dhe nga idetë dhe planet e ndryshme sipërmarrëse, atëherë marrëveshja me Jared Kushnerin për të ndërtuar një hotel në vendin ku është Shtabi i Përgjithshëm, do të thosha se do të mbetet ende një mundësi - sipas këndvështrimit të Trumpit dhe Grenellit - për të gjetur një zgjidhje”, thotë Vejvoda.

“Se çfarë forme do të ketë ajo, nëse do të kthehen në idenë e ndarjes [së Kosovës] apo do të kërkojnë mënyra të tjera, është vërtet vështirë të thuhet në këtë moment”, shton Vejvoda.

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre, u përmend si mundësi në vitin 2018.

Edhe pse administrata Trump nuk e mbështeti zyrtarisht këtë iniciativë, këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, la të kuptohej se mund të përfshihej në të “nëse rrethanat e kërkojnë”.

Por, në Bashkimin Evropian, e sidomos në Gjermani, u tha se një veprim i tillë do të shkaktonte probleme edhe më të mëdha në rajon, pasi do të mund të kishte efekt zinxhiror në ndryshimin e kufijve.

Në fund, administrata Trump hoqi dorë nga kjo ide. Më pas, në fillim të shtatorit të vitit 2020, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata Trump ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky dokument parashihte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem. Dispozita për njohjen reciproke Kosovë-Izrael u zbatua, ndërsa Serbia nuk e zhvendosi ambasadën e saj, sepse, siç tha Vuçiq, “interesat [e Serbisë] kanë ndryshuar që nga momenti kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Projektet e tjera - si autostrada e paqes Nish-Prishtinë, ndarja e Liqenit të Ujmanit - gati se nuk kanë nisur. Projekti “Mini Schengen”, më vonë i njohur si “Ballkani i Hapur” - i cili u iniciua nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut - gati se u ngri, sepse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina nuk iu bashkuan.

Nëse shikoni nëpër histori, integrimi ekonomik nuk është garanci për pajtimin politik, tha në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit Charles Kupchan, anëtar i Këshillit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë dhe profesor në Universitetin Georgetown.

“Në fakt, në një numër të madh të rasteve, keni pasur integrim ekonomik pa shumë ndikim politik. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në drejtim më politik. Përndryshe, mund të shihni rritje të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pika të reja kufitare, autostrada, por pa normalizim politik”, tha Kupchan.

Ndryshe nga administrata Trump, e cila shpesh ishte në kundërshtim me qasjen e Bashkimit Evropian në Ballkan, ekipi i Bidenit u përpoq t’i sinkronizonte aktivitetet e tij me Brukselin, në mbështetje të integrimit evropian të rajonit, si dhe të zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Në vitin 2021, SHBA-ja vendosi sanksione kundër biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Vesellinoviç, dhe 13 serbëve të tjerë. Më vonë edhe kundër udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për shkak të aspiratave të tij secesioniste.

Pastaj, përkundër kritikave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për shkeljen e normave demokratike, Biden i ftoi përfaqësuesit e Serbisë në Samitin e parë për Demokraci në vitin 2021. Vejvoda thekson se administrata aktuale amerikane është më evropiane dhe më e kualifikuar kur bëhet fjalë për njohjen e rrethanave në kontinentin e vjetër.

“Duke u nisur nga presidenti Biden deri te sekretari i Shtetit [Anthony] Blinken që flet frëngjisht, e pastaj ndihmësi i sekretarit [James] O’Brien, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e Ballkanit që nga koha e Rambujesë dhe Dejtonit”, thotë Vejvoda.

Sipas tij, administrata aktuale amerikane është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë.

“Kjo, sigurisht, është e rëndësishme, marrë parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, për të cilën gjë çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian është kthyer në qendër të vëmendjes dhe është bërë një nga prioritetet e politikës euroatlantike”, thotë Vejvoda dhe shton se në lojë është edhe “pranimi me faza”, në mënyrë që “rajoni të lidhet sa më shumë me Perëndimin”.

“Ne duhet ta kujtojmë vazhdimisht gjeografinë e Ballkanit Perëndimor, domethënë gjeopolitikën dhe gjithashtu gjeoekonominë. Jemi të rrethuar nga anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Ekonomikisht, ne varemi në një masë shumë më të madhe nga Perëndimi, pavarësisht investimeve kineze, të cilat nuk janë të papërfillshme”, thekson Vejvoda. Ai shton se shumëçka do të varet edhe nga vendet e rajonit, përkatësisht nga reformat që do t’i bëjnë.

Në rast se Trump vjen në pushtet, Vejvoda përsërit se nuk do të ketë dallime të mëdha në qasjen ndaj Ballkanit - gjë që, sipas tij, u pa edhe gjatë mandatit të tij të parë. Në vazhdën e Marrëveshjes së Uashingtonit, katër vjet më parë, dhe nga vizitat e shpeshta të Grenellit në rajon, mund të konstatohet se ekipi i Trumpit po përpiqet të përcaktojë nëse normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshpejtohet, sipas tij.

“Me pak fjalë, drejtimi i përgjithshëm nuk ndryshon. Diçka ndryshon nëse Trump fiton... në përpjekje për të përshpejtuar disa procese, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Vejvoda.

Në rast të fitores së kandidatit/es demokrat/e në zgjedhjet presidenciale në SHBA është përmendur mundësia e organizimit të ndonjë varianti të Dejtonit 2 vitin e ardhshëm - në 30-vjetorin e miratimit të Marrëveshjes origjinale të Dejtonit - me qëllim forcimin e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës dhe parandalimin e aspiratave secesioniste të Republikës Sërpska. Vejvoda beson se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit, kushdo qoftë në pushtet.

“Edhe nëse Trump fiton, synimet secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë do të shihen shumë negativisht në SHBA, marrë parasysh se sa shumë është investuar në unitetin e saj, si historikisht, ashtu edhe në tri dekadat e fundit”.

“Dejtoni është një lloj zotimi i politikës amerikane. Unë nuk pres që administrata Trump të ndryshojë diçka atje”, thotë Vejvoda.

Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë ose Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua më 21 nëntor të vitit 1995 në bazën ajrore amerikane Wright-Patterson, pranë qytetit të Dejtonit. Ajo i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë pas gati katër vjetësh. Marrëveshja e Dejtonit u krijua gjatë konferencës që u mbajt nga data 1 deri më 21 nëntor, 1995./ REL

shba ballkan vejvoda

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin