24 June 2023, 17:13
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka shkruar sot se Policia e Kosovës në bashkëpunim me AK-në kanë arritur që të parandalojnë një sulm terrorist, duke zbuluar një veturë të mbushur me armë e municion ushtarak. Kurti thotë se panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë, duke përmendur makinën me targa të Beogradit në pronësi shtetërore të Serbisë dhe armatim i gjithi prodhim serb. Kurti ka shkruar se Serbia është qartë e pozicionuar për përshkallëzim të situatës, duke thënë se pas agresionit me rrëmbimin e 3 policëve tashmë Serbia ka shkuar edhe një hap tutje, hapin e organizimit të sulmeve terroriste.
Postimi i Plotë:
Mbrëmë, Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake. Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.
Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste. Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës.
albin kurti tensione në veri të kosovës
Bota
24 June 2023, 16:44
k.m.
Hunter Biden
Sipas një anketimi të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së sondazheve IPSOS gjysma e amerikanëve b...
Bota
24 June 2023, 16:41
k.m.
Ramiz Merko
Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko si "persona non grata" vijon t&e...
Bota
24 June 2023, 16:11
I.A
Blumenthal and Graham
SHBA- Senati amerikan ka prezantuar një rezolutë e cila propozon që veprimet e Rusisë, Bjellorusisë ose p&eu...
Bota
24 June 2023, 16:06
I.A
Anthony Blinken
SHBA- Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë. Sekretari amerikan i Shteti...
Bota
24 June 2023, 15:57
I.A
Yevgeniy Prigozhin
RUSI- Pas muajsh retorikë të përshkallëzuar dhe kritikash të forta ndaj strukturave të mbrojtjes ruse, kre...
Bota
24 June 2023, 15:49
k.m.
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
MINSK- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij bjellorus, Alek...
Bota
24 June 2023, 15:37
I.A
Tanke
RUSI- Kryengritja e grupit Wagner në Rusi ka sjell dhe reagim te qytetarët. Për Reuters, qytetarë të shumtë kan&eu...
Bota
24 June 2023, 15:34
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka reaguar gjithashtu për sit...
Bota
24 June 2023, 15:29
k.m.
RUSI- Avioni i përdorur nga Vladimir Putin dyshohet se flututuarnga Moska në Shën Petersburg. Pas disa kohësh, avioni është...
Bota
24 June 2023, 15:25
I.A
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është për...