6 June 2024, 07:30
Nga N.F
Aksidenti
ÇEKI- Katër persona vdiqën dhe 26 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh dhe mallrash u përplasën rreth mesnatës së së mërkurës në Pardubice, një qytet me më shumë se 90,000 banorë në pjesën qendrore të Republikës Çeke. Lajmi është konfirmuae nga media çeke duke cituar një përfaqësues i shërbimeve të ndihmës së parë dhe përfaqësues i kompanisë hekurudhore Sprava Železnic.
"Katër pasagjerë pësuan lëndime vdekjeprurëse," tha Alena Kisiala, një zëdhënëse e shërbimeve të urgjencës, për televizionin publik.
Guvernatori i qarkut në Pardubice, Martin Netolitski, foli përmes Facebook-ut për 4 të vdekur dhe 26 të plagosur. Sipas zjarrfikësve, disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve të transmetuara nga rrjeti televiziv publik çek CT24, aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës pranë stacionit hekurudhor Pardubice, i cili është rreth njëqind kilometra larg Pragës dhe është një qendër hekurudhore.
Rreth 300 pasagjerë, përfshirë shumë të huaj, ishin në tren, sipas televizionit shtetëror, i cili transmetoi pamjet që tregonin një vagon të dalë nga shinat dhe të mbijetuarit që hipnin në autobus afër stacionit hekurudhor qendror të Pardubices. Treni i pasagjerëve, në pronësi të kompanisë private RegioJet, po udhëtonte nga kryeqyteti çek Praga për në qytetin ukrainas të Chop, i cili është fqinj me Sllovakinë.
Treni i mallrave mbante karbonat kalciumi, tha për televizionin publik zëdhënësja e brigadës çeke të zjarrfikësve, Ventula Horakova. Është një produkt industrial që përdoret për prodhimin e acetilenit. Ministrat e Brendshëm dhe të Transportit nxituan në vendin e aksidentit, ndërsa kryeministri çek Petr Fiala shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve nëpërmjet X.
ceki tren aksident viktima
Bota
5 June 2024, 22:52
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Katar më 5 qershor për një vizit&eu...
Bota
5 June 2024, 22:39
E. D
foto ilustruese
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për të zgjedhur ligjvën&eu...
Bota
5 June 2024, 22:18
E. D
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me Presidentin serb. Ku...
Bota
5 June 2024, 22:09
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovë Albin Kurti ka folur në lidhje për krisjen e roportit me Presidenten Vjosa Osmani. K...
Bota
5 June 2024, 21:57
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se palët kanë avancuar shumë në dialog dhe nu...
Bota
5 June 2024, 21:49
E. D
Donald Trump
SHBA- Një grup i madh donatorësh që mbështet kandidatin e pritshëm republikan presidencial Donald Trump, grumbulloi a...
Bota
5 June 2024, 21:46
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në 19 maj, në mesditë, duke e konsideruar një bazë ushtarake të ushtrisë serbe, avion...
Bota
5 June 2024, 21:26
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka transferuar qindra të burgosur palestinezë nga objekti i fshehtë i paraburgimit të Sde Teiman në...
Bota
5 June 2024, 21:40
B.Z
Haqif Iljazi
TIRANË - Haqif Iljazi, kishte mbaruar shkollën e mesme për mjekësi dhe ndodhej në burg së bashku me vë...
Bota
5 June 2024, 21:33
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - I mbijetuari rrëfen se i kanë mbajtur gjallë të plagosurit duke i gënjyer se po vinte Kryqi i Kuq t&...