Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
VIDEO/ Përplasje mes bandave të drogës në Bruksel, humb jetën një person
Të shtënat e së premtes në Bruksel pasuan një tjetër incident të ngjashëm të mërkurën, i cili megjithëse nuk u raportua për të lënduar çoi në mbylljen e shkurtër të disa stacioneve të metrosë në kryeqytetin belg, ndërsa policia ndoqi të dyshuarit.
7 February 2025, 11:20Nga E. D
fotot ilustruese
BELGJIKË- Një përplasje mes bandave të drogës ka ndodhur në Belgjikë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se gjatë përplasjes së tyre ku pati të shtëna me armë ka humbur jetën edhe një person. Gjithashtu thuhet se është theksuar një rritje e krimit në kryeqytetin belg, shtëpia e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.
Migrant gangs shooting with AK-47s in the center of Brussels, last night, minutes from the Grand Place.
This is an everyday occurrence in the capital of Europe. Even first responders in ambulances or firetrucks are targeted by migrant gangs. Without remigration, Europe will die. pic.twitter.com/SUkG5eTIu9
“Ka pasur të shtëna sot në mëngjes në Anderlecht. Në këtë ngjarje ka humbur jetën një person. Ai ndoshta është i lidhur me bandat rivale të drogës ," tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Brukselit.
Të shtënat e së premtes në Bruksel pasuan një tjetër incident të ngjashëm të mërkurën, i cili megjithëse nuk u raportua për të lënduar çoi në mbylljen e shkurtër të disa stacioneve të metrosë në kryeqytetin belg, ndërsa policia ndoqi të dyshuarit.
Zyra e prokurorit të Brukselit tha se do të hetonte për të parë nëse të shtënat e së premtes ishin të lidhura me incidentin në fillim të javës.