28 March 2024, 08:09
Nga N.F
Polici, Jonathan Diller
SHBA- Një ngjarje tronditëse ëdhtë regjistruar në Nju York ku një polic 31-vjeçar qëllohet për vdekje. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga vendngjarja dhe momenti kur polici 31-vjeçar Jonathan Diller ra i vdekur në Nju Jork pasi u qëllua nga 34-vjeçari Guy Rivera. Pamjet e publikuara mësohet se janë kapur nga një kamera sigurie në zonë.
Në video shihen dy të shtënat e 34-vjeçarit, ku njëri plumb e godet në bark policin nën jelekun antiplumb gjatë kontrollit në makinën në të cilën po udhëtonte sulmuesi.
Në të njëjtën video, oficeri dëgjohet duke u thënë "oh zot" kolegëve të tij që vrapuan për t'i dhënë ndihmën e parë. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në Queens, kur Diller dhe një koleg kanë dashur të kontrollojnë makinën, në të cilën ndodhej 34-vjeçari, pasi kishte parkuar në një park autobusi.
Kolegu i policit 31-vjeçar ka qëlluar dy herë për të kthyer zjarrin, duke plagosur pas shpine 34-vjeçarin. Diller, i cili ishte baba i një fëmije dhe kishte vetëm 3 vjet shërbim në NYPD, përfundoi në spital, ku u dërgua. 34-vjeçari, i cili kishte 21 dënime, ishte liruar nga burgu në vitin 2021 pasi kreu pesë vjet për vepra droge.
shba kontroll polic viktime
Bota
28 March 2024, 08:04
M.B
Micheal Martin
DUBLIN- Irlanda tha të mërkurën se do të ndërhynte në çështjen e gjenocidit ngritur nga Afrika e J...
Bota
28 March 2024, 08:11
r.ll
gazmend hoxha
KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kanë informacione në dijeni se grupet kr...
Bota
28 March 2024, 07:56
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë sulmeve ajrore në qytetin verilindor ukra...
Bota
28 March 2024, 07:46
N.F
Foto ilustruese
JEMEN- Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka shkatërruar katër sisteme ajrore pa pilot me rreze t&...
Bota
28 March 2024, 07:38
M.B
Vladimir Putin
MOSKA- President Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmoj&eu...
Bota
28 March 2024, 07:35
r.ll
vendngjarja
SHBA- Katër persona u gjetën të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një sulm me thikë në...
Bota
28 March 2024, 07:34
N.F
Sergei Naryskin
RUSI- Kreu i agjencisë ruse të spiunazhit ka udhëtuar në Phenian këtë javë për bisedime m...
Bota
28 March 2024, 07:26
r.ll
ura e shembur
SHBA- Dy punëtorë ndërtimi u gjetën të bllokuar në një kamionçinë të kuqe në lumin P...
Bota
28 March 2024, 07:31
M.B
Vladimir Putin
RUSIA- Në deklarimin e parë pas sulmit në sallën e koncerteve në periferi të Moskës më 22 mars, mbi ...
Bota
28 March 2024, 07:24
N.F
Reisa da Silva dhe Wrllington da Silva
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin ku nhë 39-vjeçar ka vrarë vaj...