Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
VIDEO/ Rrëmbehet biznesmeni në Turqi, persona të maskuar e kapin më forcë por kuptojnë që kanë ngatërruar person
Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin.
24 March 2023, 10:08Nga I.A
Arrestimi
TURQI- Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën. Sabahshkruan se nç fakt, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin.
Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin. Në këtë moment, jo vetëm e lanë të lirë, por i kërkuan edhe falje dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa biznesmeni mori menjëherë në telefon policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve.