22 September 2026, 10:12
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Një situatë e pazakontë u regjistrua ditën e hënë, në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti amerikan Donald Trump foli gjatë një aktiviteti, por deklaratat e tij nuk u dëgjuan në transmetimin televiziv. Shkak u bë pezullimi i mbulimit të përbashkët televiziv nga rrjetet kryesore amerikane, pas përjashtimit të CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump ishte në aktivitetin për inaugurimin e një heliporti të ri në territorin e Shtëpisë së Bardhë. Në pamjet e transmetuara u shfaq presidenti duke folur dhe duke qëndruar pranë punëtorëve, ndërsa mungesa e ekipit të zakonshëm televiziv bëri që të mos kishte transmetim normal me zë.
Situata lidhet me vendimin e administratës Trump për tu ndaluar aksesin në Shtëpinë e Bardhë gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico. Tre organizatat kanë ngritur padi në gjykatën federale në Uashington, duke argumentuar se ndalimi shkel mbrojtjet kushtetuese për lirinë e shtypit.
Pas vendimit, ABC, CBS, NBC, Fox dhe CNN, të cilat marrin pjesë në mënyrë të alternuar në grupin televiziv që mbulon aktivitetet presidenciale, pezulluan mbulimin e përbashkët të eventeve të Trump. Ky sistem siguron pamje që më pas shpërndahen edhe te mediat e tjera amerikane dhe ndërkombëtare.
Përplasja mes Shtëpisë së Bardhë dhe mediave amerikane tashmë është zhvendosur edhe në gjykatë. CNN, MS NOW dhe Politico kërkojnë rikthimin e aksesit të gazetarëve të tyre, ndërsa administrata Trump e ka mbrojtur vendimin e saj duke kundërshtuar mënyrën e raportimit të këtyre mediave./Dosja.al
shba donald trump bojkot shtepia e bardhe
Bota
22 September 2026, 09:08
I>A
Pasi u fejua vitin e kaluar, Ramini, një shitës iranian i produkteve farmaceutike, kishte planifikuar të martohej këtë vit. Por, teks...
Bota
21 September 2026, 22:56
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një ndërprerje në sistemet e komunikimit ajror ka shkaktuar vonesa dhe ndërprerje të shumta në disa pre...
Bota
21 September 2026, 22:46
E. D
Shefja e stafit të Trumpit, Susie Wiles, dhe anëtarja e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç
BOSNJE-HE...
Bota
21 September 2026, 22:40
G.M
Ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack
TURQI- Rëndësia strategjike e Turqisë për Shtetet e Bashkuara mbetet e fortë, pava...
Bota
21 September 2026, 22:30
G.M
Foto ilustruese
ÇEKI- Qeveria çeke ka vendosur të rikthejë kufizimin e çmimeve të karburantit, ndërsa rritja e kos...
Bota
21 September 2026, 22:20
G.M
Rafineria e Moskës
SHBA- Rafineria e Moskës, në pronësi të Gazprom Neft, ka ndaluar përpunimin e naftës bruto pas nj&eu...
Bota
21 September 2026, 22:07
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të përdorin më tej ndikimin e t...
Bota
21 September 2026, 21:49
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz ka pasur një dështim zgjedhor pas tjetrit, së fundmi një humbje të rëndë në...
Bota
21 September 2026, 18:33
E. D
foto ilustruese
EUROPË- Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojn&eum...
Bota
21 September 2026, 18:36
G.M
Calin Georgescu
RUMANI- Calin Georgescu, ish-kandidat për president të Rumanisë, është ndaluar nga autoritetet dhe po hetohet p&eu...