4 June 2025, 20:37
Nga E. D
Prezervativ
AMSTERDAM- Një prezervativ gati 200-vjeçar sapo është ekspozuar në një ekspozitë në Amsterdam. Prezevativi mendohet të jetë bërë nga apandesiti i një deleje dhe përmban një figurë të qartë që përfaqëson një murgeshë dhe tre klerikë.
Objekti i rrallë daton që nga viti 1830 dhe u ble nga muzeu në një ankand vitin e kaluar. Prezervativi është pjesë e një ekspozite mbi prostitucionin dhe seksualitetin e shekullit të 19-të. Grafikë, vizatime dhe fotografi janë gjithashtu pjesë e ekspozitës.
Është një subjekt që është i nën-përfaqësuar në koleksionin tonë. Ai mishëron si anët më të lehta ashtu edhe ato më të errëta të shëndetit seksual, në një epokë kur kërkimi për kënaqësi sensuale ishte i mbushur me frikën e shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme veçanërisht sifilizit”, tha muzeu në një njoftim për shtyp.
Muzeu shpjegoi se prezervativi besohet të ketë qenë një suvenir nga një bordello dhe se vetëm dy objekte të tilla dihet se kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Shtypja eksplicite në këtë objekt specifik tregon murgeshën e ulur përpara tre burrave me fustanin e saj të ngritur dhe këmbët hapur, duke drejtuar gishtin nga klerikët, të cilët të gjithë qëndrojnë përpara saj duke mbajtur lart rrobat e tyre.
Prezervativi mban gjithashtu mbishkrimin "Voilà mon choix", që do të thotë "Ja ku është zgjedhja ime".
Muzeu vuri në dukje se gravura duhet të konsiderohet si një parodi si e beqarisë ashtu edhe e Gjykimit të Parisit nga mitologjia greke, ku kjo e fundit është historia mitologjike e një Princi Trojan të quajtur Paris, i cili duhej të vendoste se kush ishte perëndesha më e bukur midis Afërditës, Herës dhe Athinës.
Muzeu holandez vëren se koleksioni i tyre i Dhomës së Printimeve përmban rreth 750,000 printime, vizatime dhe fotografi, por ky është shembulli i parë në koleksionin e një printimi në një prezervativ. Prezervativi do të jetë në ekspozitë deri në fund të nëntorit.
prezervativ amsterdam
Bota
4 June 2025, 20:20
E. D
Geert Wilders
HOLANDË- Qeveria holandeze u rrëzua të martën pasi politikani i ekstremit të djathtë Geert Wilders u ...
Bota
4 June 2025, 20:19
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MOSKA- Sipërmarrësi 39-vjeç i teknologjisë, Areg Shchepikhin, i cili postoi komente kritike në rr...
Bota
4 June 2025, 19:59
E. D
xhamia e madhe
ARABIA SAUDITE- Mbi një milion pelegrinë myslimanë kanë mbërritur në Mekë për të kryer Haxhin,...
Bota
4 June 2025, 19:36
E. D
foto ilustruese
GAZA- Shefja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq tha se Gaza është bërë më keq se ferri ...
Bota
4 June 2025, 19:12
M.B
Volodymyr Zelensky, Papa Leo XIV dhe Vladimir Putin
MOSKA- Kremlini ka konfirmuar zhvillimin e një telefonate për herë të parë...
Bota
4 June 2025, 18:53
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përmes një postimi ka ërë të ditur se ka zhvilluar ...
Bota
4 June 2025, 18:41
E. D
pamje nga vendngjarja
BULLGARI- Ligjvënësit bullgarë u përplasën gjatë një seance parlamentare të mërkurë...
Bota
4 June 2025, 18:46
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar nj&e...
Bota
4 June 2025, 18:04
E. D
Dick Schoff
HOLANDË- Kryeministri holandez në largim, Dick Schoff, ka konfirmuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të...
Bota
4 June 2025, 16:50
r. f
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. M&...