17 January 2024, 15:42
Nga M.B
Autorja e dyshuar dhe viktima ne foto
GJERMANI- Sot gjykata në Gjermani ka filluar procesin gjyqësor ndaj një gruaje të akuzuar për vrasjen e një gruaje tjetër që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e saj. 24-vjeçarja Sharaban K. dhe një 25-vjeçar dyshohet se kanë zgjedhur viktimën në bazë të pamjes dhe moshës së saj. Prokurorët thonë se pas vrasjes planifikonin të fshiheshin dhe të fillojnë jetën e re, por se janë kapur të nesërmen. Ajo dhe i bashkëpjesëmarrësi në krim mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre. Sipas dokumenteve të gjykatës, Sharaban me shtetësi gjermano-irakiane në kohën e vrasjes në vitin 2022 kishte 23-vjeç, kurse në Instagram kërkonte gratë që i ngjanin dhe tentonte t’i njofton duke u bërë premtime të ndryshme. Prokurorët thonë se viktimës 23-vjeçe me prejardhje algjeriane e identifikuar si Khadidja O., i është premtuar trajtim kozmetik falas në një sallon. Atë e kishin marrë në qytetin Eppingen në jug të Gjermanisë, e më pas e kishin dërguar në Ingolstadt të Bavarisë.
Prokurorët gjithashtu thonë se viktima ishte therur 56 herë dhe është goditur në kokë para se trupi i saj të lihej në një zonë malore brenda një Mercedesi të zi. Kur trupi i saj u gjet, fillimisht është menduar se Sharaban K., ka vdekur. Megjithatë, ajo dhe 25-vjeçari Sheqir K., u arrestuan të nesërmen pasi u panë në një piceri. Të dy dyshohen gjithashtu se kanë punësuar një vrasës me pagesë për të vrarë vëllain e ish-partnerit të saj. Vrasësi i dyshuar, i cili ka marrë një shumë prej 5000 eurosh, nuk e ka kryer vrasjen. Përveç kësaj, gjatë qëndrimit në paraburgim, i dyshuari dyshohet se ka tentuar ta bindë të burgosurin që të vrasë dëshmitarët në këtë rast.
gjermani vrasje gjyq
Bota
17 January 2024, 15:45
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Be...
Bota
17 January 2024, 15:36
N.F
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se e ka para...
Bota
17 January 2024, 15:14
h.k
foto ilustruese
MITROVICË-Shtatë minatorë janë në gjendje të rëndë pasi u ka rënë acidi në trup. Laj...
Bota
17 January 2024, 15:07
M.B
Alexei Navalny
RUSIA- Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë sot se shteti i presidentit Vladimir Putin një ditë do të ...
Bota
17 January 2024, 15:06
N.F
Foto ilustruese
NORVEGJI- Një valë e ftohtë ka përfshirë vendet Skandinave ndërsa Norvegjia që po përballet me ...
Bota
17 January 2024, 15:00
Bekim Bislimi
Foto ilustruese
KOSOVA- Shërbimet në tregti dhe teknologji informative (IT), konsumi dhe ndërtimtaria ishin faktorët kr...
Bota
17 January 2024, 14:55
h.k
Foto ilustruese
KINA-Popullsia e Kinës është zvogëluar për të dytin vit me radhë, duke rritur shqetësimet në ...
Bota
17 January 2024, 14:47
M.B
Maria Zakharova dhe Ivana Stander
KOSOVA- Rusia së fundmi ka dënuar blerjen e anti-tankeve “Javelin” nga Kosova, duke thënë...
Bota
17 January 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Hetime intensive, sipas Prokurorisë në Kosovë , po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçare...
Bota
17 January 2024, 14:01
N.F
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me peticionin e nisur ditën e sotme nga serbët e Kosov&eu...