4 October 2022, 16:40
Nga e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur ditën e sotme për për ftesën e 4 majit për vizitë në Berlin të marrë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ditë kjo kur në Berlin do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.
Vuçiç ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.
Ai thotë se po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë
“Nga takimi me kancelarin Scholz, pres të dëgjojë vërejtje për sjelljen e Serbisë, dhe do ta kem mundësinë të shpreh qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vuçiç ka thënë se pritjet e tij nuk janë shumë të larta dhe se “s’pritet të ndodh asgjë e mirë”.
“Kjo është e gjitha, as keq as mirë. Një mundësi e mirë për të shprehur qëndrimet tona, por ne s’do të ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës e as atë për sanksionet”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Tutje Vuçiç pretendon se situate në Kosovë “nuk është e mirë” dhe se “gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve” dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Unë jam shumë skeptik lidhur me këtë”, ka thënë Vuçiç.
Tutje Vuçiç ka thënë se është shumë i shqetësuar për shkak të “papërgjegjësisë dhe mendjelehtësisë” së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por edhe për shkak të shumë atyre në Perëndim që po e përkrahin politikën e Kurtit.
“Situata në Kosovë është dramatike, dhe populli serb është nën një presion të madh, sepse shumë duan të shfrytëzojnë situatën në Ukrainë për të ndikuar tek serbët për të pranuar diçka”, ka thënë Vuçiç.
Tutje Vuçiç ka thënë se Kosova nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit.
Vuçiç tutje ka folur edhe për një “përpjekje” që sipas tij do të rezultonte me “dëbimin e serbëve” apo edhe me detyrimin që Serbia ta njohe pavarësinë e Republikë së Kosovës.
“Ne nuk mund ta përmbushim këtë. Unë jam një skeptik i madh, edhe pse e mbështes dialogun e vërtetë. Sot ai dialog me Kurtin nuk ekziston”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se koha e urdhrave ka kaluar.
aleksander vucic
Bota
4 October 2022, 16:34
e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në BE deri në vitin 2024 do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të bat...
Bota
4 October 2022, 15:45
I.A
Boyko Borissov
BULLGARI- Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit, GERB, ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, më 4 ...
Bota
4 October 2022, 15:34
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- 11 persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga ...
Bota
4 October 2022, 15:31
I.A
Foto
JAPONI- Tokio ka urdhëruar që një zyrtar i lartë rus të largohet nga shteti, pasi Rusia para një jave dëboi një...
Bota
4 October 2022, 15:26
I.A
Parlamenti rus
RUSI- Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve ...
Bota
4 October 2022, 15:12
I.A
Avionet luftarake
TURQI- Duke marrë parasysh aftësitë e saj, ajo është një nga vendet me flotën më të fort&eum...
Bota
4 October 2022, 14:55
e.k
Familjarë mblidhen jashtë stadiumit
INDONEZI- Mohammad Hafis nuk duhej të ishte brenda stadiumit Kanjuruhan mbrëmjen e së shtun&eu...
Bota
4 October 2022, 14:40
I.A
Angela Merkel
GJERMANI- Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi sot se ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë ...
Bota
4 October 2022, 14:43
A.B
Putin
RUSI- Vladimir Putin po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme nëse do të përdorë armë bërthamore taktike...
Bota
4 October 2022, 14:25
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Deri në vitin 2024 në Bashkimin Evropian do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje ...