Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.
Vuçiq gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë.
Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.
Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.
Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.
Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.
Në Beograd së fundmi ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Ukrainës, Taras Kachka, i cili me Vuçiqin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen për tregti të lirë.
Një ditë para takimit me Kachkan, Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, dhe pas bisedës ka deklaruar se Serbia dhe Ukraina “janë të vendosura për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut”.
Të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në BE.
Vuçiq është takuar disa herë me Zelenskyn në takime ndërkombëtare dhe po ashtu ka vizituar Ukrainën disa herë.
Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, ka qëndruar në Beograd në maj të vitit 2024, kur kishte udhëtuar së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me ftesë të bashkëshortes së presidentit të Serbisë./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në rrjete sociale shprehu se është shumë i kën...
Foto ilustruse SLLOVAKIA- Sllovakia ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, me 42.2 gradë Celsi...
Foto ilustruese SHBA- Dhjetëra banka, institucione financiare dhe kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë përballur me s...
Foto ilustruese EVROPË- Evropa po përballet me një periudhë të vështirë, ku luftërat, zjarret, temperaturat ek...
Raketë KORE E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në lindje...
Pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku dy ...
Lumi Danub EVROPA- Niveli i ujit në lumin Danub ka rënë aq shumë sa pjesë të themeleve të Urës&...
Foto ilustruse JEMEN- Rebelët Houthi morën përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dronë kundër forcave të qeve...
Magnus Brunner MAROK- Bashkimi Evropian kërkon të forcojë bashkëpunimin me Marokun për kontrollin e migracionit, duke paralajm&eum...
Pamje nga sulmet RUSI- Forcat e armatosura ukrainase goditën me dronë dy rafineri nafte ruse në rajonet Bashkortostan dhe Yaroslavl. Guverna...