LIVE UPDATES
Bota

Zelensky paralajmëron: Negociatat me Putin janë humbje kohe, do të vazhdojmë të godasim rafineritë ruse

Presidenti ukrainas e bëri të qartë se Kievi synon tu përgjigjet sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj energjetike me sulme ndaj industrisë ruse të energjisë. Ai vendosi rafineritë e naftës në qendër të këtij plani, duke argumentuar se të ardhurat e tyre ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë.

3 October 2026, 21:58 Nga E. D
Zelensky paralajmëron: Negociatat me Putin janë humbje kohe, do
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Reuters, në të cilën ka shprehur synimin e Ukrainës për të intensifikuar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në përgjigje të fazës së re të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës ukrainase. Në të njëjtën kohë, Zelensky ka kritikuar sërish presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se është humbje kohe përpjekja për të hyrë në negociata me të.

“Unë besoj se Shtetet e Bashkuara duan vërtet ta ndalojnë luftën e Rusisë. Unë u besoj atyre. Nga ana tjetër, e kuptoj se është e vështirë të ndalosh dikë që është i fortë dhe nuk dëshiron të ndalet. Kjo është arsyeja pse kërkohen kompromise me Rusinë. Megjithatë, mendoj se po humbasim kohë nëse përpiqemi të luajmë lojën e kompromiseve ruse. Sepse, nëse Putini e kupton se je i gatshëm të mbështesësh diçka, ai do të përpiqet të paraqesë një ide tjetër, të paraqesë çështje të reja dhe kushte të reja.

Qeveri e re – kushte të reja. Ndryshimi i udhëheqësve në Evropë? Kushtet e reja. Politika amerikane? Presidenti Trump u shfaq – shumë i fortë – dhe dolën kushte të reja.  Ai po përpiqet të jetë shumë i sjellshëm. Tani, Shtetet e Bashkuara përballen me një sfidë në Lindjen e Mesme: negociatat me Iranin. Do ta shihni Rusinë duke vendosur kushte të reja. Presidenti Trump dëshiron të shënojë një fitore para zgjedhjeve të mesit të mandatit. Por Putini do të bëjë gjithçka për të forcuar iranianët dhe për ta bërë të gjithë situatën të panegociueshme”, deklaroi Zelensky.

Ai shtoi më teh se "E njëjta gjë vlen edhe për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Nëse Putini e sheh se Presidenti Trump ka nevojë për një fitore, ai do të vendosë se çfarë të japë dhe çfarë jo. Dhe ja ku qëndron problemi: Putini ka filluar të besojë se ai është ai që vendos. Por Amerika është njëqind herë më e fortë se Rusia. Pa dyshim. Ata thjesht duhet ta mbajnë mend këtë.”

Presidenti ukrainas e bëri të qartë se Kievi synon tu përgjigjet sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj energjetike me sulme ndaj industrisë ruse të energjisë. Ai vendosi rafineritë e naftës në qendër të këtij plani, duke argumentuar se të ardhurat e tyre ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë.

“Me sulmet e tyre ndaj energjisë sonë, ne duhet t’i përgjigjemi energjisë së tyre. Para së gjithash, rafinerive, çdo gjëje që u jep atyre para për këtë luftë”, tha Zelensky.

Megjithatë, ai theksoi se Ukraina nuk ka ndërmend të ndjekë, siç u shpreh ai, taktikën ruse të goditjes pa dallim të objektivave civile. Presidenti ukrainas pretendoi gjithashtu se shërbimet e inteligjencës së Kievit kanë siguruar dokumente që, sipas tij, tregojnë se Vladimir Putin ka miratuar një “doktrinë të re” sulmesh, e cila zgjeron ndjeshëm gamën e objektivave përpara dimrit. Sipas Zelenskyt, qëllimi i kësaj taktike të re është të rrisë presionin mbi banorët e Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha, me synim që ata të largohen.

“Ne kemi parë dokumente dhe e dimë se ato i lejojnë ata të godasin infrastrukturën, logjistikën, rrugët, shkollat dhe spitalet, me qëllim që t’i detyrojnë njerëzit të largohen nga kryeqyteti dhe qytete të tjera”, tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, Zelensky iu referua një kundërsulmi ukrainas në Donbas, të koduar “Vivaldi”, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 140 kilometra katrorë.

“Operacioni ‘Vivaldi’ është shumë i suksesshëm. Ai nuk ka përfunduar ende. Deri më sot, janë çliruar rreth 125-140 kilometra katrorë. Është domethënëse që numri i rusëve të vrarë dhe të plagosur është rritur gjatë 2-3 muajve të fundit. Që nga fillimi i vitit, ata kishin 30-32 000 të vrarë.”

Me interes të veçantë ishin edhe referencat e Zelenskyt për sistemet e reja të raketave ukrainase. Ukraina këtë javë njoftoi përdorimin e parë operacional të raketës së saj balistike FP-7, të prodhuar në vend, ndërsa kompania Fire Point po zhvillon tashmë FP-9 me rreze më të gjatë veprimi. Zelensky zbuloi se kishte kontaktuar personalisht kompaninë, duke nxitur përfundimin më të shpejtë të raketës së re.

“U thashë atyre: ‘Ku është FP-9 im? Na duhet FP-9’”, tha ai, duke shtuar se vlerësonte se raketa do të ishte gati deri në vjeshtë.

Fire Point ka thënë se FP-9 është projektuar për një rreze veprimi deri në rreth 850 kilometra, një distancë që do ta vendoste Moskën brenda rrezes së saj teorike. Kievi po përballet gjithashtu me një problem në rritje nga një brez i ri dronësh rusë Shahed, më të shpejtë dhe të pajisur me motorë reaktivë. Sipas Zelenskyt, avionët luftarakë ukrainas F-16 dhe MiG tani janë të detyruar të rrëzojnë rreth 60% të këtyre dronëve, por rezervat e municioneve 20 milimetra janë të kufizuara.

Ukraina po teston pesë lloje të reja dronësh interceptues, ndërsa dy prej tyre deri më tani kanë pasur një shkallë suksesi prej rreth 30%, sipas presidentit ukrainas. Kievi gjithashtu pret dërgesat e para të raketave të vogla dhe me kosto të ulët kundërajrore për t’iu kundërvënë versionit të ri të Shahedëve në gjysmën e dytë të tetorit./Dosja.al

volodymyr zelensky

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa