17 December 2023, 13:25
Nga r.ll
shaip kamberi
PRESHEVË- Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, tashmë ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po mbahen atje.
Në një postim në Facebook, Kamberi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ftoj Shqiptarët e Luginës së Preshevës të shfrytëzojnë masovikisht të drejtën e tyre të votës dhe të sigurojnë përfaqësim parlamentar”, ka shkruar Kamberi.
Ndërsa në deklaratën e tij para mediave ai është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.
“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat….Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shtoi Kamberi.
Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Kamberi theksoi se në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin.
shaip kamberi zgjedhjet ne serbi
Bota
17 December 2023, 13:11
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Me zbutjen e tensioneve greko-turke të zyrtarizuara nga takimi i fundit midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri...
Bota
17 December 2023, 13:08
r.ll
shqiperim arifi
PRESHEVË- Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lug...
Bota
17 December 2023, 13:05
h.k
Putin
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thë...
Bota
17 December 2023, 12:12
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshev&...
Bota
17 December 2023, 12:01
r.ll
Muhamet dhe Lordi Syla
KOSOVË- Babai i njërit nga tre të rinjtë që humbi jetën në aksidentin e rëndë një ...
Bota
17 December 2023, 11:32
h.k
Policia greke
GREQI-Ka qenë fatal gabimi i një grupi kriminal që ka mashtruar një të moshuar në zonat e Maqedonisë dhe ...
Bota
17 December 2023, 11:14
h.k
Foto ilustruese
BRITANI- BBC mund të përballet me një hetim penal mbi pretendimet se ka fshehur dokumente të lidhura me gazetarin...
Bota
17 December 2023, 11:02
h.k
Aleksander Vuçiç
SERBI-Serbët votojnë sot (17.12.) në zgjedhje të parakohshme legjislative dhe lokale, që mund ...
Bota
17 December 2023, 10:30
h.k
Aleksander Vuçiç
SERBI-Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka votuar kët...
Bota
17 December 2023, 10:26
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, janë nisur drejt Serbisë qysh në orët e hershme t&e...