11 June 2023, 12:00
Nga a.l
Nik Gjeloshaj
MAL I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar në një deklaratë për mediat procesin zgjedhor në Mal të Zi, pas votimit. Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor i penalizon dhe shpreson që diçka e tillë të ndryshojë.
Ndërkaq, Gjeloshaj shtoi se është i hapur për koalicion në mënyrë që të formohet shumica qeveritare, por theksoi se vijat e tyre të kuqe janë sa i takon orientimit që duhet të jetë pro amerikan, të jetë me sytë nga BE-ja dhe NATO.
Për Euronews Albania, kryetari i komunës së Tuzit tha se favorizimin shqiptarët në Mal të Zi e kanë marrë përmes partive shqiptare.
“Çdo ligj që ka të bëjë me shqiptarët, çdo investim, janë iniciuar gjithmonë prej partive shqiptare. Mendoj që këto që janë parti të ashtuquajtura qytetare, po gati nuk e kuptoj çfarë do të thotë qytetare se janë parti serbo-malazeze, siç jemi ne shqiptare. Unë i quaj fjetësa. Deri sot rezultati i tyre nuk ka qenë i dukshëm për shqiptarët, mirëpo as angazhimi i tyre nuk ka qenë i dukshëm,” – u shpreh Gjeloshaj.
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
zgjedhje ne mal te zi 2023
Bota
11 June 2023, 11:45
a.l
Shaina
FRANCË- Një gjykatë në Francë ka dënuar me 18 vjet burg një 22-vjeçar pasi vrau me thikë dhe m&e...
Bota
11 June 2023, 11:39
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Policia bregdetare greke shpëtoi rreth 100 migrantë në det pranë ishullit Kythera. Operacioni i shpëtimit u...
Bota
11 June 2023, 11:33
a.l
Somalia
SOMALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në rajonin e Poshtëm Shabelle të Somalisë, ku shpërth...
Bota
11 June 2023, 11:28
a.l
Kriptomonedha
KOSOVË- Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalu...
Bota
11 June 2023, 11:23
A.B
Ushtaret
BRITANI E MADHE- Një video që tregon të paktën tre ushtarë që humbasin ndjenjat nga vapa gjatë një pa...
Bota
11 June 2023, 11:22
a.l
Sudan
SUDAN- Ka përfunduar armëpushimi në Sudan, ndërkohë prej mëngjesit të sotëm kanë nisur sërish p&eum...
Bota
11 June 2023, 11:12
a.l
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka reaguar lidhur me situatwn aktuale nw ...
Bota
11 June 2023, 11:02
a.l
Foto ilustruese
Një sulm ndaj grupit të Shtetit Islamik në Irakun verior, ka lënë të vrarë tre anëtarë të...
Bota
11 June 2023, 10:58
a.l
Mal i Zi
MAL I ZI- Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës 7.0...
Bota
11 June 2023, 10:50
A.B
Minj
FRANCË- A mund të jetojnë njerëzit dhe minjtë së bashku?
Kjo është ajo që drejtuesit e qytetit n&eu...