1 May 2025, 15:53
Nga r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se është aktivizuar Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së të ndihmojnë në përpjekjet për të shuar zjarret në Izrael.
Në një postim në "X", ajo shprehet Evropa mbështet luftën kundër zjarreve shkatërruese në Izrael. Më tej njofton se avionë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia janë nisur për në Izrael për të ndihmuar në luftimin e flakëve.
"Ne mbështesim luftën kundër zjarreve shkatërruese në Izrael. Ne kemi aktivizuar Mekanizmin tonë Evropian të Mbrojtjes Civile. Avionë zjarrfikës nga Greqia, Qiproja, Kroacia dhe Italia janë në rrugë për të ndihmuar në luftimin e flakëve. Ky është solidariteti i BE-së në veprim.", thuhet në postimin e plotë.
Brigada Izraelite e Zjarrfikësve njoftoi se zjarri që shpërtheu në një zonë pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit është një nga më të mëdhatë dhe më shkatërrueset në historinë e vendit Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, Drejtori Rajonal i Kudsit i Departamentit të Zjarrfikësve të Izraelit, Shmulik Friedman, ka njoftuar se po luftojnë një nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit. Friedman ka theksuar se zjarrfikësit janë “larg” nga vënia nën kontroll e zjarreve, duke shtuar se ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Pesë vendbanime në Izrael janë evakuuar deri më tani për shkak të zjarreve që filluan sot në pyllin Eshtaol midis Kudsit dhe Tel Avivit. Izraeli kërkoi ndihmë ndërkombëtare nga gjashtë vende, përfshirë Greqinë, Kroacinë, Italinë dhe Administratën Greke të Qipros Jugore, për t’iu përgjigjur zjarrit. Brigada e zjarrfikësve po punon për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili u përhap për shkak të erërave të forta, me 12 aeroplanë zjarrfikës dhe 50 ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse.
ursula von der leyen zjarret ne izrael
Bota
1 May 2025, 15:34
N.F
Kamala Harris dhe Trump
SHBA- Ish-nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e saj të parë...
Bota
1 May 2025, 15:18
r.ll
Foto ilustruese
UKRAINË- Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, raportuan autoritetet lokale, duke thënë se t&...
Bota
1 May 2025, 14:34
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Kompania mohon thashethemet se Tesla po kërkon "pasardhësin" e Elon Musk pas rënies së shitjeve.
...
Bota
1 May 2025, 13:39
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke, të cilat kishin njoftuar masa të gjera përpara festimit të përvjetorit, iu p&...
Bota
1 May 2025, 13:12
M.L
Foto ilustruese
JAPONI- Një burrë është arrestuar në qytetin japonez të Osakës, pasi përplasi m...
Bota
1 May 2025, 12:59
E. D
foto ilustruese
SHBA- SHBA-të dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje që do t'i japë Uashingtonit akses në disa...
Bota
1 May 2025, 12:47
M.L
RUSI- Një hetim i gjerë nga 13 media, përfshirë Guardian, Washington Post dhe Le Monde, i koordinuar nga grupi francez Forbidden Stories, ...
Bota
1 May 2025, 12:33
M.L
ANGLI- Rënia me parashutë e 32-vjeçares Jade Damarell pati një rezultat tragjik, me autoritetet britanike ...
Bota
1 May 2025, 10:40
E. D
Kamala Harris
SHBA- Ish-zv.presidentja e SHBA-së Kamala Harris ka mbajtur nje fjalim 15 minutësh, duke folu me tone të ashpra ndaj president...
Bota
1 May 2025, 10:06
M.L
Ina Canabajo Lucas
BRAZIL- Personi më i vjetër në botë, murgesha braziliane Ina Canabajo Lucas, vdiq dje, të mërkur...