LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët amerikanë: Kërcënimi ndaj zgjedhjeve më kompleks së kurrë

Kjo kryesisht për shkak të përqafimit nga miliona amerikanë të teorive konspirative dhe pretendimeve të rreme për manipulime në shkallë të gjerë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

5 November 2022, 08:19 Nga DOSJA
Zyrtarët amerikanë: Kërcënimi ndaj zgjedhjeve më
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë, që merren me sigurinë e zgjedhjeve, thonë se mbrojtja e sistemeve të votimit është bërë gjithnjë e më sfiduese. Kjo kryesisht për shkak të përqafimit nga miliona amerikanë të teorive konspirative dhe pretendimeve të rreme për manipulime në shkallë të gjerë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Disa ditë para zgjedhjeve për Kongresin, drejtoresha e Agjencisë mbi Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Jen Easterly e zyrtarë të tjerë, thonë se nuk kanë ndonjë provë për ndërhyrje në infrastrukturën zgjedhore nga aktorë armiqësorë që mund të synojë bllokimin e votimit, apo të numërimin e votave, manipulimin e fletëvotimeve, ose ndikimin tek saktësia e regjistrit të votuesve. Por zyrtarët nuk po e ulin nivelin e vigjilencën. Dezinformimi është i shfrenuar. Rivalët e huaj janë të aftë për dëme të fuqishme kibernetike. Dhe kërcënimi i brendshëm konsiderohet më i madh se kurrë. Krahas kërcënimeve fizike dhe frikësimit të zyrtarëve zgjedhorë, çka duket se përbën shqetësim kryesor për autoritetet, ekspertët e sigurisë janë veçanërisht të shqetësuar edhe për ndërhyrje nga ata që punojnë në zyrat lokale të administrimit të zgjedhjeve, ose në qendrat e votimit.

"Aktualisht kërcënimi ndaj zgjedhjeve është më kompleks se sa ka qenë ndonjëherë", u tha zonja Easterly gazetarëve në mes të muajit tetor.

Shtete rivale gjithashtu pritet të thellojnë përpjekjet e tyre të nisura prej kohësh për dezinformim. Momenti i tensionuar gjeopolitik do të thotë se Rusia, Irani dhe Kina nuk do të nguronin për të bërë përpjekje për të penguar me sulme kibernetike zhvillimin e zgjedhjeve në shtetet fushëbetejë. Spektri i kërcënimeve të mundshme është i gjerë: nga sulmet kibernetike me qëllim përfitimin financiar, të njohura si "ransomware' e të ndërmarra nga aktorë të afërt me Kremlinin, tek zyrtarët lokalë, që administrojnë procesin zgjedhor dhe që janë të fiksuar pas teorive të konspiracionit. Po kështu kërcënim shihen votuesit agresivë të prirur për sabotazh, ose provokatorët politikë që përpiqen të ndrydhin pjesmarrjen në votime nëpërmjet trukeve ose dezinformatave.

Këto janë disa nga kërcënimet e mundshme në ditën e zgjedhjeve sipas zyrtarëve: Kërcënimet e brendshme janë një shqetësim në rritje dhe mund të dëmtojnë hapat seriozë të hedhur për të siguruar sistemet e votimit, pas shpalljes së tyre si infrastrukturë kritike në nivel kombëtar në janar 2017-ës. Zyrtarë të prirur për manipulime zgjedhore mund të ofrojnë qasje në sistemet e votimit për individë të paautorizuar, siç ndodhi në Kolorado dhe Xhorxhia. Punonjësit e qendrave të votimit, apo edhe votuesit mund të përpiqen të sigurojnë qasje në regjistrat e votuesve, apo pajisjet e votimit, ose të instalojnë programe me virus për të dëmtuar sistemet e administrimit të zgjedhjeve.

Eddie Perez, një ekspert i teknologjisë së votimit që punon për Institutin jofitimprurës ‘OSET’, i quan përpjekjet e përsëritura për të hedhur dyshime mbi integritetin e pajisjeve të votimit një element "të fabrikuar kaosi" që synon minimin e zgjedhjeve në shkallë të gjerë, e mbjellë dyshim mbi procesin. Zoti Perez është ndër ata specialist që mendojnë se përpjekjet për të diskredituar teknologjinë e votimit janë një manifestim i përpjekjeve të ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij, për të minuar besimin në rezultatet e zgjedhjeve, në mënyrë, që organet legjislative në nivel shtetëror, të kontrolluara nga republikanët, dhe jo votat e hedhura, të përcaktojnë rezultatin e garave zgjedhore.

Për t'iu kundërvënë kërcënimeve nga brenda, autoritetet federale kanë punuar për të përgatitur dhe inkurajuar zyrtarët zgjedhorë që të përqendrohen në kufizimin e qasjes tek pajisjet kritike, duke shtuar sistemet e mbikëqyrjes me kamera, apo vendosjen e sistemeve elektronike për hapjen e dyerve. Ata gjithashtu kanë inkurajuar vendosjen e rregullave strikte në zinxhirin e dokumentimit të çdo lëvizjeje që lidhet me procesin, nga fletët e votimit, tek pajisjet skanuese të fletëvotimit.

Kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë dhe përpjekjet për të shkatërruar procesin zgjedhor po shfaqen me një frekuencë dhe intensitet në rritje, thonë zyrtarët federalë dhe lokalë të zbatimit të ligjit. Ata janë veçanërisht të shqetësuar mbi mundësitë për dhunë fizike në zonat ku rezultati është i ngushtë dhe mundësitë për kundështim të tij janë të mëdha. Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar dy rekomandime të rëndësishme që lidhen me sigurinë e zgjedhjeve ndërsa afron 8 nëntori. Ata thonë se aktivitetet keqdashës kibernetike nuk kanë gjasa të shkaktojnë probleme serioze, ose të bllokojnë votimin, po shtojnë, se shtetet e huaja kundështare, janë të prirura të përpiqen të ndërhyjnë tek rezultatet me "operacione ndikimi".

Aktorët e huaj mund të kryejnë sulme kibernetike, ose të ekzagjerojnë efektet e sulmeve relativisht joefektive. Ata mund të përhapin dezinformata rreth votimit, ose manipulimit të votës, e të përpiqen të nxisin dhunë, ose, nëse do të shfaqen raste të tilla (dhune), do të përpiqen t'i nxisin ato edhe më tej. Përpjekjet keqdashëse të aktorëve të huaj për të minuar demokracinë amerikane janë rritur, që nga operacioni rus që hakeroi dhe më pas publikoi emailet e demokratëve, për të ndihmuar zotin Trump në garën presidenciale të vitit 2016. Megjithatë, asnjë nga këto përpjekje nuk ka pasur ndikim.

Vendet rivale mbajnë vazhdimisht nën vëzhgim rrjetet amerikane për të gjetur dobësi në to. Moska mund të kërkojë shpagim për armatosjen e Ukrainës nga Uashingtoni. Irani gjithashtu për mbështetjen që SHBA-të po u bëjnë demonstratave kundër regjimit, të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e një vajze 22 vjeçare, e cila sfidoi rregullat mbi vendosjen e shamisë fetare. Sa i përket Kinës, marrëdhëniet janë të tensionuara ndërsa Uashingtoni po përpiqet të frenojë furnizimin me teknologji të lartë për Pekinin, për shkak dyshimeve mbi rritje të autoritarizmit e qasjes agresive të këtij vendi.

Ekziston gjithashtu mundësia që aktorët e huaj mund të kenë hyrë në sistemet zgjedhore shumë kohë më parë dhe janë në pritje të një sulmi.

Sulmi nga kundërshtarë të huaj

Në ditën e zgjedhjeve, fuqitë e huaja kundërshtare, e grupe hakerash të afërt me ta, mund të kryejnë sulme që bllokojnë faqet e internetin dhe qasjen në to, duke bërë që në vend të tyre të shfaqen një lum të dhënash e informacionesh të padëshiruara. Duke synuar faqet e internetit në nivel lokal e qendror, sulme të tilla mund t'i pengojnë votuesit të marrin informacione për regjistrimin, ose vendet e votimit, ose të përballen me faqe jashtë funksionit, të cilat njoftojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Një grup që ndodhet ‘nën radarin’ e agjencisë amerikane të sigurisë kibernetike është ‘Killnet’, një grup hakerash pro-rusë, që bënë bujë në tetor duke organizuar sulme që bllokuan qasjen tek pajisjet elektronike të një aeroporti amerikan, si dhe faqe interneti të qeverisë. Sulme të tilla kryesisht shkaktojne shqetësime, por nuk shkatërrojnë të dhënat në faqet ku kanë ndërhyrë. Por ato mund t'i besdisin votuesit dhe punonjësit e qendrave të votimit dhe të shërbejnë si një burim i fuqishëm për një ofensivë dezinformimi. Për shembull, media shtetërore ruse dhe faqet e lajmeve të rreme mund të përforcojnë pretendimet e ekzagjeruara për probleme, siç ndodhi me përpjekjen e ‘Killnet’ kundër një aeroporti amerikan e faqeve qeveritare në internet.

Një kërcënim tjetër i mundshëm janë bandat që kryejnë sulme për përfitime financiare “ransomware”, që flasin rusisht, e që veprojnë me pak ndërhyrje të Kremlinit. Ata e kanë kursyer në masë të madhe infrastrukturën zgjedhore të SHBA-ve, e cila deri më tani shihet të jetë shumë më e mbrojtur krahasuar me spitalet, shkollat dhe biznese ku ata ndërhyjnë zakonisht. Operacionet "hakero dhe publiko" janë gjithashtu të mundshme. Nga faqet e internetit të autoriteteve zgjedhore, apo subjekteve në garë, mund të vidhen të dhëna të ndjeshme, që mund të falsifikohen pjesërisht e më pas të publikohen në internet.

Kompania e sigurisë kibernetike ‘Trellix’ njoftoi për një rritje gjatë verës të email-ve me virus, që kishin si objektiv të tyre punonjësit e zgjedhjeve në Pensilvani dhe Arizona, të dyja shtete fushëbetejë. Falë këtyre sulmeve synohej të merreshin fjalëkalime e potencialisht të ndërhyhej në administrimin e fletëvotimeve me postë.

"Në shumë raste, aktorët keqdashës që përpiqen të hyjnë në sistemet tona zgjedhore, janë të njëjtë me ata që kryejnë operacione ndikimi e që synojnë të mbjellin mosmarrëveshje", tha zonja Easterly në tetor.

Kjo mund të përfshijë edhe grupin rus të njohur si ‘Agjencia e Kërkimeve në Internet’, një lojtar kyç në fushatën e destabilizimit që udhëhequr nga Rusia në vitin 2016, që favorizoi zotin Trump dhe u përpoq të zgjeronte përçarjet sociale në SHBA. Grupi u përpoq të manipulonte opinionin publik duke mashtruar platforma të medias sociale, përfshirë blerjen e reklamave në internet. Në një raport parazgjedhor, firma e sigurisë kibernetike ‘Recorded Future’ tha se ishte "pothuajse e sigurt" që rrjetet e lidhura me grupin "ishin angazhuar në një fushatë të fshehtë ndikimi keqdashës ndaj një pjese të popullsisë amerikane".

Të enjten, kompania që ofron analiza mbi median sociale, ‘Graphika’, njoftoi se operativë të dyshuar rusë kanë shpërndarë në platformat mediatike të ekstremit të djathtë, duke filluar nga 29 tetori, karikatura politike, që përçmonin kandidatët demokratë në ato shtete ku gara është e ngushtë, si në Xhorxhia, Ohajo, Nju Jork e Pensilvani.

Marrë nga VOA

shba

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes