17 November 2026, 12:00
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar një buxhet që nuk synon përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por favorizimin e interesave të një grupi të caktuar. Në një konferencë për mediat, një ditë përpara shqyrtimit të projektbuxhetit në Kuvend, Bardhi deklaroi se thelbi i debatit nuk është sa para do t’u mblidhen shqiptarëve, por kush do t’i administrojë dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë ato.
Duke iu referuar edhe protestave të studentëve dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit, Bardhi tha se qytetarët e kanë kuptuar se buxheti nuk është në shërbim të tyre, por të Edi Ramës. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, qeveria po krijon një perceptim të rremë për uljen e kostos së jetesës, përmes uljes së TVSH-së për disa produkte ushqimore, ndërkohë që rrit TVSH-në e përgjithshme në 21%, të cilën e cilësoi si nivelin më të lartë historik. Ai kritikoi gjithashtu ndryshimet në taksimin e karburanteve, duke pretenduar se ulja e një takse në pompë shoqërohet me rritjen e detyrimeve të tjera.
"Kur dëgjova për herë të parë se me buxhetin e ri do të kishte ulje taksash, u përpoqa ta shoh pozitivisht për të gjetur një qëllim të mirë. Ndoshta ndihmohej shtresa e mesme. Ndoshta rinia dhe arsimi trajtoheshin me prioritet. Ndoshta nxitej punësimi dhe pensionet rriteshin me të vërtetë. Ndoshta më në fund, do të conin para për shëndetësinë, ilacet në spitale, dhe jo tek inceneratorët fantazëm. Nuk arrita ta gjej këtë qëllim. Sepse ky buxhet është vetë Edi Rama. Një manovër diabolike që bën sikur ul taksat dhe bën sikur shpërndan mirëqenie, por realisht i rrit taksat dhe në fund, nuk lë më shumë para në xhepat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk marrin më shumë para nga puna e tyre, sepse thelbi i këtij buxheti nuk është sa para do t’imblidhen shqiptarëve: 8, 9 apo 10 miliardë. Thelbi është kush do t'i shpenzojë këto para dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë. Protestat e studentëve, kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës si i korruptuar tregojnë se shqiptarët e dinë përgjigjen: buxheti 2027 nuk është buxheti i tyre, por i korrupsionit.
Për të ulur ndjesinë e alarmit tek njerëzit, Edi Rama e ka projektuar këtë buxhet me qëllimin diabolik për të korruptuar qytetarët me iluzionin e mirëqenies dhe idenë false të uljes së kostos së jetesës. Buxheti i Edi Ramës me një dorë jep pak, me tjetrën merr akoma më shumë. Ai premton uljen e kostos së jetesës nga ulja e TVSH-së për disa ushqime, por rrit TVSH-në e përgjithshme në 21%, niveli më i lartë i propozuar ndonjëherë në Shqipëri. Me një lëvizje gjysmake dhe mashtruese, Edi Rama, nga njëra anë heq taksën e qarkullimit nga çmimi i karburantit në pompë, por nga ana tjetër bën tre rritje taksash. Dyfishon taksën e qarkullimit, rrit në 21 përqind TVSH-në e karburanteve dhe vendos taksë të re për makinat elektrike. Qershia mbi tortë e këtij buxheti diabolik që jep pak me një dorë dhe merr shumë me dorën tjetër të korruptuar të Edi Ramës, është futja në skemën e TVSH-së e bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, përfshirë mijëra biznese të vogla dhe profesionistë të lirë. Një masë që edhe sipas Bankës së Shqipërisë, do të përkthehet në çmime më të larta shërbimesh për qytetarët.
Por sa diabolik duhet të jesh që ta paraqesësh bonusin mujor të pensionistëve si rritje pensioni? Bonusi është vetëm një ndihmë e vogël, jo rritje e pensionit, siç e propagandon Edi Rama. Duke e mbajtur bonusin jashtë pensionit bazë, qeveria u jep pensionistëve disa para më shumë sot, por i privon ata nga një pension më i lartë dhe nga përfitimet që do të sillnin rritjet e ardhshme. Buxheti 2027 nuk është më i mirë për shqiptarët, sepse qeveria vazhdon të mbajë në këmbë të njëjtin model ekonomik, që ngre kulla, por nuk hap fabrika. Që fuqizon ndërtimin, por dobëson bujqësinë dhe industrinë prodhuese. Një model ekonomik ku pushteti politik përcakton kush përfiton, ndërsa korrupsioni dhe lidhjet klienteliste pengojnë konkurrencën e ndershme. Një model që nuk u jep të rinjve arsye të ndërtojnë jetën në vendin e tyre, që nuk e mbështet ekonominë te prodhimi, puna dhe konkurrenca e ndershme.
Shqipëria ka nevojë për bujqësi që prodhon, për industri që përpunon, për fabrika që hapin vende pune dhe për produkte shqiptare që konkurrojnë në tregjet e huaja. Por Edi Rama me buxhetin 2027 nuk e vendos këtë ekonomi në qendër të zhvillimit. Prioriteti i Edi Ramës është ekonomia e betonit. Sepse aty mund të pastrohen më lehtë dhe më shpejt paratë e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Ekonomia e betonit është burim i sigurt për korrupsionin. Prandaj në vilat e Belinda Ballukut gjenden kutitë e kuqe të mbushura me euro, si në bodrumet e karteleve më të rrezikshme të drogës. Kjo është narkoekonomia kundër së cilës janë ngritur sot studentët. Ata refuzojnë të udhëhiqen nga një kryeministër që, gjatë 13 viteve në pushtet, ka shërbyer si garantuesi kryesor i pastrimit të parave përmesnarkoekonomisë dhe ekonomisë së betonit. Asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë me këtë buxhet. Shqiptarët do të jenë njësoj të vjedhur dhe do të paguajnë më shtrenjtë faturën e korrupsionit.
Belindat do të vazhdojnë të mbushin kutitë e kuqe me tufa eurosh nga tenderat e vjedhur. Ergys Agasët do të vazhdojnë të dyfishojnë vlerën e tenderave për të vjedhur sa më shumë nga taksat e rritura të shqiptarëve dhe nga taksat e qytetarëve europianë që paguajnë për të ndihmuar Shqipërinë të zhvillohet, jo për të financuar korrupsionin e qeverisë. Por buxheti i vitit të ardhshëm ka një mesazh: nëse nuk ngrihemi, nëse nuk protestojmë, nëse nuk qëndrojmë, të ardhmen e Shqipërisë nuk do ta përcaktojnë studentët dhe të rinjtë e saj, por një grusht hajdutësh që po e tërheqin zvarrë vendin. Pikërisht për këtë po proteston rinia sot: që Shqipëria të mos mbetet peng i Edi Ramës dhe i pushtetit të tij të korruptuar e të kriminalizuar. Largimi i Edi Ramës nuk është thjesht ndryshimi i një qeverie. Është vetëm hapi i parë për t'i hapur rrugën ndryshimit të Shqipërisë," tha Bardhi./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
17 November 2026, 11:53
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar ditën e sotme për herë të parë të marrë...
Politike
17 November 2026, 11:32
E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se nga 1 janari do të ulen tarifat e për p...
Politike
17 November 2026, 11:24
E.d
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin &ls...
Politike
17 November 2026, 11:00
E.d
Hajredin Kuçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk d...
Politike
17 November 2026, 10:58
E.d
Fadil Fazliu
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtë...
Politike
17 November 2026, 10:57
E.d
Isni Kila
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim t&eum...
Politike
17 November 2026, 10:50
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës n&eum...
Politike
17 November 2026, 10:49
E.d
Pamje
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 t...
Politike
17 November 2026, 10:46
E.d
Gjyqtari Christopher Gosnell
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore e cila po zhvillohet në Hag&eum...
Politike
17 November 2026, 10:42
E.d
Gjyqtari Christopher Gosnell
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatw seancws gjyqwsore e cila po zhvillohet nw Hagw, se Hashim Thaçi...