Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pesha e mbrojtjes sociale në totalin e shpenzimeve buxhetore do të ulet në 26.2% vitin që vjen nga 27.3% të shpenzimeve totale këtë vit, me një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje.

TIRANË- Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë një pjesë më të ulët në buxhetin e shtetit për vitin 2027, ndonëse mbeten zëri më i madh i shpenzimeve publike sipas funksioneve qeverisëse.
Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pesha e mbrojtjes sociale në totalin e shpenzimeve buxhetore do të ulet në 26.2% vitin që vjen nga 27.3% të shpenzimeve totale këtë vit, me një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje.
Mbrojtja sociale përfshin kryesisht shpenzimet për pensionet, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen për kategoritë në nevojë. Megjithëse mbetet funksioni me peshën më të madhe në buxhet, financimi i saj do të zërë një pjesë relativisht më të vogël të shpenzimeve publike.
Rënia e peshës nuk nënkupton ulje të fondeve në vlerë absolute, por tregon se në shpërndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm mbrojtja sociale do të ketë një pjesë më të ulët krahasuar me vitin 2026.
Në të kundërt, shpenzimet për mbrojtjen dhe forcat e luftës do të rriten nga 4.8% e totalit të shpenzimeve buxhetore 2026 në 6.3% të totalit vitin që vjen, me një zgjerim prej 1.5 pikë përqindjeje. Në vitin 2027, financimi i ushtrisë do të zërë një pjesë më të madhe të buxhetit, në një kohë kur pesha e shpenzimeve për funksionet sociale do të ulet.
E njëjta prirje vërehet edhe në dy sektorë të tjerë të rëndësishëm për mirëqenien e popullsisë. Shpenzimet për shëndetësinë do të përbëjnë 8.8% të totalit në vitin 2027, nga 9.2% në vitin 2026, ndërsa ato për arsimin do të zbresin nga 8% në 7.5%.
Të marra së bashku, mbrojtja sociale, shëndetësia dhe arsimi do të përfaqësojnë 42.5% të shpenzimeve publike në vitin 2027, nga 44.5% në vitin 2026, ose 2 pikë përqindjeje më pak.
Peshë më të ulët në buxhet do të kenë edhe çështjet ekonomike, nga 9.4% në 8.4%, shërbimet e përgjithshme publike, nga 7.7% në 7.1%, dhe rendi e siguria publike, nga 6.3% në 5.8%.
Ndërkohë, shpenzimet e tjera të paklasifikuara do të rriten nga 21.9% në 24.5%, duke zënë pothuajse një të katërtën e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Ekspertet janë të shqetësuar pasi nënvlerësimi i vazhdueshëm i arsimit, krijon probleme edhe në menaxhimin e aseteve. Psh qeveria po investon në ndërtimin ë hekurudhave dhe po tenton të çoje pajisje moderne në ushtri, por sakaq në të dy këto drejtime ka shumë mangësi në burime njerëzore. Burime nga Ministria e mbrojtjes pohuan se disa pajisje në sektorin e artilerisë nuk mund të përdoren nga stafet aktuale.
Tani ushtria me shumë se përgatitje fizike kërkon inxhinierë dhe punonjës teknologjie pasi pajisjet e reja komandohen nga software. Ndërsa po synohet ndërtimi i linjave moderne hekurudhore, ka nevoja emergjentë për stafe që menaxhojnë sistemet moderne, të cilat i mungojnë tërësisht vendit.
Investimet në infrastruktura, për të cilat nuk aftësi menaxhuese të rrezikojnë të amortizohen nga mungesa e njohurive. Kjo vlen në të gjitha fushat. Qeveritë shqiptare në të gjithë periudhën e tranzicionit kanë investuar shumë më pak në arsim së Rajoni dhe BE, duke krijuar kështu një hendek arsimor të forcës së punës dhe nevojave që ka vendi./Monitor
TIRANË- Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë el...
TIRANË- Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 k...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të cilat do të sjellin...
Dritan Goxhaj TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj tha pas daljes nga komisariati se është gjobitur në mënyrë të paligjsh...
TIRANË- Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardi...
TIRANË- Pas më shumë se 150 ditësh në shesh, studentët kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protes...
pamje ELBASAN- Operacioni për kërkimin e personit të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin pesëkat&eum...
ELBASAN- Pamjet e publikuara tregojnë shkallën e lartë të shkatërrim, nga shpërthimi që shkaktoi një viktimë ...
Hatixhe Berisha ELBASAN- Personi që shihni në foto është është Hatixhe Berisha, 82-vjeçe, e cila humbi humbi jet&eu...
Kastriot Skënderaj ELBASAN- Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje lidhur me shpërthimi...