14 November 2026, 14:30
Nga DOSJA

ITALI - Gerry Cardinale ka një plan ambicioz për të ardhmen e Milanit. Pronari i kuqezinjve synon ta kthejë klubin në një fuqi financiare në tregun e transferimeve, me objektivin për të afruar lojtarët më të mirë në botë dhe për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit europian.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Cardinale shpjegoi edhe krijimin e Milan Sports & Entertainment, kompanisë së re holding që do të menaxhojë aktivitetet e lidhura me klubin, sportin, infrastrukturën dhe argëtimin.
Mesazhi i tij për të ardhmen e Milanit ishte i drejtpërdrejtë: “Nuk do ta shes kurrë Milanin. Kurrë!” Më tej, ai theksoi se nuk ka ndërmend të presë gjatë për të parë rezultatet e projektit të tij. “Ky është një projekt për ta rikthyer Milanin në rrugën e fitoreve.
Nuk jam i gatshëm të toleroj që të na duhet shumë kohë për ta arritur këtë. Qëllimi im është të fitojmë vazhdimisht tituj kampionë dhe, sigurisht, të rikthehemi në Champions League”, deklaroi Cardinale.
Një tjetër ndryshim pritet të vijë në strategjinë e përgatitjeve verore. Milani nuk do t'i japë më përparësi turneve ndërkombëtarë vetëm për të siguruar të ardhura financiare. Cardinale bëri të qartë se vendimmarrja do t'i takojë trajnerit, ndërsa interesat sportive do të jenë mbi ato ekonomike.
“Nëse do të zhvillojmë turne verore, do të shkojmë vetëm në SHBA. Trajneri do të vendosë në bazë të asaj që është më e mira për ekipin. Miqësoret jashtë vendit duhet të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe jo një mënyrë për t'i sjellë klubit disa milionë euro. Ato dy milionë euro nuk do të jenë më objektivi ynë”, u shpreh ai.
Në fund, Cardinale foli edhe për projektin e NBA Europe, duke konfirmuar se iniciativa do të vijojë edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Euroligën. Njoftimet e para për skuadrat që mund t'i bashkohen kompeticionit të ri priten në fund të vitit ose në muajt e parë të vitit 2027.
Në këtë kuadër, ai përmendi edhe projektin e një arene me 20 mijë vende në San Donato, ku Milani zotëron tokën dhe ka tashmë lejet e ndërtimit. Një tjetër investim që tregon se ambiciet e Cardinale për kuqezinjtë shkojnë përtej fushës së futbollit.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 November 2026, 14:00
ZVICER - Nations League hyn në fazën vendimtare të saj, me tetë takime që do të zhvillohen këtë të shtunë n&e...
Sport
14 November 2026, 13:30
ITALI - Një lëvizje surprizë vjen nga Thibaut Courtois. Portieri i Real Madridit synon të bëhet pronar i një klubi futbolli n&eum...
Sport
14 November 2026, 13:00
ANGLI - Manchester United po përballet me një tjetër problem të rëndësishëm, këtë herë jashtë fushë...
Sport
14 November 2026, 12:30
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës s&e...
Sport
14 November 2026, 12:13
TIRANE - Alarm në kampin kuqezi në prag të udhëtimit drejt Hungarisë. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë n&...
Sport
14 November 2026, 12:00
ANGLI - Manchester United po përgatit një lëvizje për Nico Paz. Talenti argjentinas i Comos, i cili po zhvillohet nën drejtimin e Cesc...
Sport
14 November 2026, 11:30
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka marrë një tjetër zhvillim. Adriano Galliani ka t&eu...
Sport
14 November 2026, 11:00
Cristiano Ronaldo gjatë Botërorit të fundit
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë dhe të...
Sport
14 November 2026, 10:30
GJERMANI - Borussia Dortmund ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë gjermane Rheinmetall, pas kundërsht...
Sport
14 November 2026, 10:00
ANGLI - Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Manchester United. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Federatën Amerikane të...