Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Ceca “e djeg” te Gjiri i Lalzit, Milaim Zeka ironizon Buzhalën: “Patriot” ballkanik, na kosovarët jemi rritur
2 August 2021, 08:41Nga DOSJA
DURRËS– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala publikoi dje një video, ku dëgjohej muzika që ishte vendosur për të nderuar turistët serbë në Durrës. Kënga, të cilën e konsideroi si ofendim për shqiptarët, interpretohej nga Svjetllana Raznatoviç, e njohur si Ceca, e cila është edhe e veja e kriminelit, Arkan.
Por nuk ka munguar as reagimi kundër nga kolegu i tij Milaim Zeka. Ky i fundit, me anë të një statusi në Facebook shkruan se në Shqipëri, Cecën e dëgjojnë pa e kuptuar, për muzikën e saj ballkanase, ndërsa në Kosovë e kanë adhuruar dikur.
“Ne funde te fundit, Ceca dhe burri i saje, Arkani, asnje krim nuk e kane ba ne Shqiperi. Tani linde pyetja, qysh po kemi ftyre me ndeze keto debate, kur pjesa dermuese e ne kosovareve, edhe sot perjargemi per Cecen e Draganen, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me ia hudhe mishin para turive?!,“-shkruan ndër të tjera Zeka, duke vënë në dukje se këngëtarja është një nga më të preferuarat edhe në Kosovë.
POSTIMI I PLOTË:
Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic, i njohur si Arkani është një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë. Por u vra në vitin 2000, nbdërsa autorët e vrasjes së tij ende nuk janë zbuluar. Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë dhe një djalë.
Edhe më herët Ceca ka qenë pjesë e debatit publik në Shqipëri,pas transmetimit të këngëve të saj në RTSH, kanali shtetëror shqiptar. Ceca reagoi pas vendimit të AMA-s për ndalimin e transmetimit të këngëve të saj duke u shprehur shprehur se ajo nuk urren asnjë popull dhe se ka dashuri për të gjithë.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Kuvendi i Kosovës sapo ka nisur seancën plenare ku pritet të diskutohet 100 ditëshi i parë i qeverisë Kurti 2, ku në rend dite janë parashikuar 6 p...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderoi të dielën në mbrëmje me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, djalin e ndjerë të pres...
BOTË– Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus te personat që janë vaksinuar kundër...
DW: Zoti Schmidt, më 1 gusht ju morët detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën në Sarajevë në një kohë, kur vendi është ndoshta më keq se ku...
EUROPË– Kontinenti europian nuk po gjen paqe nga ‘kapriçot’ e motit, pasi vetëm disa ditë më parë pjesa veri-perëndimore u përfshi nga përmbytjet ma...
GREQI– Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur rreth krizës greko-turke, vijimin e dialogut midis dy vendeve si dhe temat ku sheh papajtueshm...
SHBA-Uashingtoni dhe Londra kanë akuzuar Iranin për sulmin vdekjeprurës me dron që la dy të vdekur në bordin e një anije çisternë pranë brigjeve të Omani...