23 October 2026, 09:44
Nga E.M

ANGLI- Babai i Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi ndaj tij kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për posedimin e materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë. Thomas Markle, 82 vjeç, është denoncuar nga djali i tij, Thomas Markle Jr., i cili pretendon se ka zbuluar qindra, madje mijëra imazhe dhe video të paligjshme në banesën e të atit në Filipine.
Materialet e dyshuara janë gjetur në katër kuti të mëdha në shtëpinë e Thomas Markle në Cebu, ndërsa disa prej tyre ndodheshin edhe në një telefon të vjetër celular. Thomas Markle Jr., 60 vjeç, ka deklaruar se mes materialeve kishte video që dyshohet se përmbanin abuzim seksual me vajza të mitura, si dhe fotografi të tjera me përmbajtje të paligjshme. Ai pretendon se një prej imazheve mund të jetë realizuar në ish-banesën e babait të tij në Rosarito të Meksikës.
Sipas burimeve me 10 korrik ai ka njoftuar policinë, FBI-në, Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, si dhe Policinë Shtetërore të Pensilvanisë.
“Kur e gjeta këtë material, u shokova. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta denoncoja babanë tim. E kam mbështetur, jam kujdesur për të dhe e kam ndihmuar për vite me radhë, por kjo mbaron këtu”, deklaroi Thomas Markle Jr. për The Sun. Ai ka treguar se është kujdesur për babanë e tij gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas problemeve serioze shëndetësore, përfshirë goditjen në tru që Thomas Markle pësoi në vitin 2022. Megjithatë, pas zbulimit të materialeve të dyshuara, ai ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë më asnjë marrëdhënie me të atin. “Nuk do t’i flas më kurrë babait tim nëse nuk më thërrasin të dëshmoj kundër tij. Ajo që pashë më neveriti. I gjithë ky material ishte papritur para meje dhe nuk dija çfarë të bëja. E kuptova menjëherë se kjo ishte diçka krejtësisht e paligjshme. U ndjeva i tradhtuar, i zemëruar dhe i neveritur dhe kuptova se duhej ta denoncoja”, u shpreh ai.
Ndërkohë, autoritetet filipinase raportohet se ia kanë kaluar çështjen një grupi të posaçëm hetimor, nën mbikëqyrjen e strukturave të specializuara për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Deri më tani, nuk raportohet për ngritjen e akuzave penale ndaj Thomas Markle dhe pretendimet e bëra nga i biri mbeten objekt hetimi.
Skandali vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Meghan Markle dhe babait të saj kanë qenë të ndërprera prej vitesh./Dosja.al
Thomas Markle
Bota
23 October 2026, 09:16
E. D
personi i arrestuar
GJERMANI- Agjencia ruse e sigurisë së brendshme, FSB, ka njoftuar arrestimin e një shtetasi gjerman, i cili dyshohet se ka ...
Bota
23 October 2026, 08:49
E.M
SHBA- Në SHBA kanë filluar përgatitjet për të zgjeruar operacionet e fshehta kundër teknologjive të vendeve rivale, për...
Bota
23 October 2026, 08:40
E.M
MILANO- Detaje të reja janë zbuluar nga protestat e zhvilluara në Milano nga data 17 dhe 18 tetor Sipas raportimeve nga disa të rinj në...
Bota
23 October 2026, 08:29
E.M
NEW YORK- Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut ka miratuar ditën e enjte një ndalim për karrocat e tërhequra nga kuajt në Centra...
Bota
23 October 2026, 07:46
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Teheranin se po përpiqet të rrisë çmimet ndërkombëtare të naftës p&...
Bota
23 October 2026, 07:38
E.M
KINË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur rajonin e Tibetit në Kinë, duke vrarë të paktën 16...
Bota
22 October 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
GAZA- Zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë kanë paralajmëruar homologët amerikanë se Hamasi n...
Bota
22 October 2026, 22:53
E.d
Pamje
SERBI- Mijëra qytetarë janë mbledhur në Beograd në mbështetje të lëvizjes studentore, në prag të zgjed...
Bota
22 October 2026, 22:45
E.d
Jared Kushner
TIRANA- Revista amerikane "Vanity Fair" ka publikuar një investigim mbi një skemë të dyshuar financiare që p&eum...
Bota
22 October 2026, 22:45
G.M
protesta ne France
FRANCË- Të paktën 217 persona janë burgosur në Francë pas arrestimit të rreth 2,700 personave për d...