23 October 2026, 13:58
Nga E.M

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar aktivitetet e tij elektorale të planifikuara për këtë të premte, pas një sulmi me armë zjarri në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku mbetën të plagosur pesë izraelitë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Dy palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë ndërhyrjes së ushtrisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qytetit të Hebronit, vetëm katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit në Izrael, duke shtuar tensionet në një rajon që prej kohësh përballet me përshkallëzim të dhunës.
Partia Likud e Netanyahut njoftoi se kryeministri kishte urdhëruar anulimin e të gjitha aktiviteteve politike të mëngjesit, menjëherë pas marrjes së informacionit për sulmin. Sipas ushtrisë izraelite, dy persona të armatosur hapën zjarr pranë kryqëzimit Judea, në Rrugën 35, ndërsa ushtarët izraelitë iu kundërpërgjigjën me armë, duke vrarë të dy sulmuesit e dyshuar. “Pas një sulmi me armë në kalimin Judea, ushtarët neutralizuan dy terroristë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka kërkuar shpërbërjen e Autoritetit Palestinez, duke paralajmëruar se Bregu Perëndimor mund të kthehet në një tjetër front lufte.
“Nuk duhet të presim derisa të ketë një 7 tetor në Bregun Perëndimor. Atje do të shpërthejë lufta e ardhshme”, deklaroi Ben-Gvir.
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të forta mes izraelitëve dhe palestinezëve. Bregu Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967, është përballur me një rritje të ndjeshme të dhunës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe luftës që pasoi në Rripin e Gazës./Dosja.al
Benjamin Netanyahu
Bota
23 October 2026, 12:38
E.M
PARIS- Kryeministri francez Sebastien Le Corneille ka konfirmuar se një person u vra dhe të paktën katër u plagosën të premt...
Bota
23 October 2026, 12:27
E.M
ARABI SAUDITE- Çmimet e naftës janë rritur sërish këtë të premte pasi sulmet e rebelëve Houthi në Arabinë S...
Bota
23 October 2026, 09:44
E.M
ANGLI- Babai i Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi nda...
Bota
23 October 2026, 09:16
E. D
personi i arrestuar
GJERMANI- Agjencia ruse e sigurisë së brendshme, FSB, ka njoftuar arrestimin e një shtetasi gjerman, i cili dyshohet se ka ...
Bota
23 October 2026, 08:49
E.M
SHBA- Në SHBA kanë filluar përgatitjet për të zgjeruar operacionet e fshehta kundër teknologjive të vendeve rivale, për...
Bota
23 October 2026, 08:40
E.M
MILANO- Detaje të reja janë zbuluar nga protestat e zhvilluara në Milano nga data 17 dhe 18 tetor Sipas raportimeve nga disa të rinj në...
Bota
23 October 2026, 08:29
E.M
NEW YORK- Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut ka miratuar ditën e enjte një ndalim për karrocat e tërhequra nga kuajt në Centra...
Bota
23 October 2026, 07:46
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Teheranin se po përpiqet të rrisë çmimet ndërkombëtare të naftës p&...
Bota
23 October 2026, 07:38
E.M
KINË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur rajonin e Tibetit në Kinë, duke vrarë të paktën 16...
Bota
22 October 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
GAZA- Zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë kanë paralajmëruar homologët amerikanë se Hamasi n...