4 November 2026, 10:34
Nga E.M

FIER- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zhvendosur nga Burgu i Fierit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg nga sektori A i paraburgimit. Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore.
Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
4 November 2026, 08:13
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kërkuar sërish dialog për studentët. Ashtu si çdo ditë në një...
Politike
3 November 2026, 23:14
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur ftesën për bashkimin e opozitës në nj&eum...
Politike
3 November 2026, 22:47
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar protestat e “Flamingove”, duke i cilësuar ato si një fen...
Politike
3 November 2026, 22:03
E.d
Pamje
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të t&eu...
Politike
3 November 2026, 22:01
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Partisë Socialiste dhe p&e...
Politike
3 November 2026, 21:52
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të ...
Politike
3 November 2026, 21:25
E.d
Edi Rama dhe Marta Kos
Komisioni Evropian do të paraqesë të Mërkurën për herë të parë një udhërr&...
Politike
3 November 2026, 20:38
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot në selinë e PD-së një takim me grupet e punës s&...
Politike
3 November 2026, 19:20
G.M
Albin Kurti
KOSOVA- Pas 27 vitesh pasiguri, është zbardhur fati i tre intelektualëve që rezultonin të zhdukur që prej luftë...
Politike
3 November 2026, 17:46
E.d
Edi Rama dhe Mark Rutte
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshë...